Pranime për Master Profesional (60 kredite)

Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:
a) Të zotërojë një diplomë universitare Bachelor ose diplomë tjetër studimi, të fituar brenda apo jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të në fushën përkatëse ose në fusha të përafërta me programin për të cilin aplikon. Në rastin kur diploma nuk përputhet me fushën e programit të kërkuar, departamenti që mbulon programin përkatës të studimeve Master Profesional ( 60 ECTS ) vlerëson nëse kualifikimet dhe përvoja në fushë janë të mjaftueshme;
b) Të ketë rezultate të mira akademike të studimeve Bachelor;
c) Të zotërojë, fillim të studimeve master, dëshmi të njohjes së njërës prej gjuhëve të huaja, sipas përcaktimeve në udhëzimin nr. 52/dt 03.12.2015 të MAS: Gjuhë Angleze, Gjuhë Frënge, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Italiane dhe Gjuhë Spanjolle;
d) Të paktën 2 vjet përvojë pune;
e) Të arrijë rezultate të mira në çdo testim pranimi ose intervistë të kërkuar nga departamenti që mbulon Programin Master ;
f) Të shprehë qartë qëllimin e ndjekjes së studimeve në Programin Master Profesional me 60 kredite;
g) Të jetë i rekomanduar nga dy persona, të cilët i njohin aftësitë akademike, profesionale, kërkimore dhe personale të kandidatit;
h) Të përballojë shpenzimet e shkollimit.

Dokumentacioni i Pranimit:
1. Formular i kërkesës për regjistrim pranë SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në programet master i shkencave (tërhiqet pranë Sekretarisë Mësimore master dhe /ose bachelor);
2. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti) dhe certifikatë personale me mbiemrin para martese - për aplikantët që e kanë ndryshuar atë;
3. Diplomë universitare origjinale dhe listë notash;
4. Diplomë e shkollës së mesme + Certifikatës së Maturës Shtetërore, të sigluar te Drejtoria Arsimore Rajonale dhe e legalizuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ( ose duplikatë e këtyre);
a. Diplomë origjinale e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme e sigluar te Drejtoria Arsimore Rajonale - për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011 si dhe CERTIFIKATËN/ VËRTETIMIN përkatës, të lëshuar nga AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE, që vërteton se ka fituar provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore;
b. DIPLOMËS SË SHKOLLËS SË MESME të fituar jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit);
5. Dy fotografi (format pasaporte);
6. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze të njohur ndërkombëtarisht, në fillim të programeve master, ose të çdo gjuhe tjetër të përcaktuar nga MAS;
7. Curricullum Vitae;
8. Dokumentin që vërteton pagesën e tarifës së aplikimit dhe regjistrimit;
9. Vetë deklaratë për vërtetësinë e të dhënave personale dhe institucionale dhe të dokumenteve të paraqitura nga aplikanti (tërhiqet pranë sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet në prani të punonjësit të sekretarisë master).

Diploma që Lëshohet
Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë universitare Master Profesional (60 kredite) në fushën e arsimit të kryer.
Udhezim_nr.52_dt_03.12.2015-MAS.pdf