Kriteret e pranimit

- Për këtë program janë të mirëpritur aplikantë me formim nga shkencat sociale, studimet humane, shkencat juridike, mjekësia dhe studimet ndërkombëtare. Është e nevojshme të theksohet se zotërimi i eksperiencave përkatëse profesionale, akademike dhe kërkimore vlerësohet jashtëzakonisht i rëndësishëm për t’u kualifikuar për t’u pranuar në program.

- Studentët nga të gjitha vendet e Ballkanit mund të aplikojnë.

- Aplikantët duhet të kenë një diplomë master nga një program i akredituar. Përveç performancës së lartë akademike, vlerësohet eksperienca në punë vullnetare ose në shërbimin profesional publik.

- Aplikantët duhet të paraqesin tri letra rekomandimi nga profesionistë që e njohin veprimtarinë akademike të aplikantit dhe/ose shërbimin në komunitet.

- Aplikantët duhet të paraqesin një ese me rreth 500 fjalë ku të përshkruajnë aspiratat e karrierës dhe qëllimet e tyre në lidhje me këtë program doktorate.

- Studentët për të cilët anglishtja është gjuhë e dytë duhet të kenë pikët e TOEFL-it (www.ets.org/toefl), IETLS (www.ielts.org), ose PTE (www.pearsonpte.com). Në rastet kur niveli i gjuhës angleze mund të vërtetohet në mënyra të tjera, ky kriter mund të hiqet për aplikantët.

- Për aplikantët që kanë diplomë master, nuk kërkohen pikët nga GRE (Graduate Record Exam).