Në vazhdën e veprimtarive të cilat synojnë të lidhin dijet e auditorëve të "Universiteti
Barleti", me praktikat dhe eksperiencat më të mira të aktorëve privatë e publikë, ditën e Martë më 31
Tetor 2017 në orën 11:30, Prof. Asoc. Dr. Reis Mulita, përfaqësues i “Barleti Institute for Research and
Development”, moderoi Auditorin e Hapur me temë “Edukimi mbi Open Innovation si instrument për
krijimin e Ekonomisë së Dijes”.
Të ftuarit e javës ishin Ing. Gentian LIKAJ, themelues dhe CEO i "Communication Progress" si edhe
përfaqësues të tjerë të kompanisë lider në sektorin e ICT, në vend dhe rajon.
Gjatë veprimtarisë prezantuesit folën për rrugën që kishte ndjekur kjo kompani që nga themelimi i saj deri
në ditët e suksesit të merituar. Ajo iu shërbeu studentëve, dhe jo vetëm atyre të degës së IT-së se si t'i
qasen tregut të punës dhe çfarë njohurish teknologjike iu duhen që te jenë kontribues profesionalë pranë
kompanive të sukseshme ne fushën e ICT-së. U fol për infrastrukturat dhe teknologjitë e IT-së të cilat ulin
kostot e kompanive dhe rrisin performancën, duke optimizuar edhe kohën njëherazi.
Gjatë prezantimit gjithashtu u trajtua edhe koncpepti i Open Innovation, i cili shërben si instrument për të
komunikuar dhe këmbyer innovacionet përtej mureve të institucioneve dhe organizmave publike dhe jo
publike, në nivele kombëtare, rajonale e ndërkontinentale. Ndërsa roli i Universieteve dhe qëndrave
studimore e kërkimore silkundër është rasti "Universiteti Barleti" dhe “Barleti Institute for
Research and Development”, janë thelbësore për krijimin e ekonomisë së dijes. Përfaësuesit e kompanisë
iu pëergjigjën pozitivisht edhe intersit të studentëve për të kryer praktika profesionale pranë
“Communication Progress”.