Rrugë zhvillimi për sipërmarrësit

Angazhimi ynë sipërmarrës mbështet sipërmarrësit (stafin dhe studentët) në nevojat e ndryshme ne rrugën nga idetë tek rritja apo punësimi.

Zhvillimi sipërmarrës ka më shumë në fokus ofrimin e mundësive dhe të ambienteve sesa  frymëzimin dhe motivimin që është e nevojshme për individët për të lëvizur nga idetë drejt veprimit.

Për të inkurajuar sjellje sipërmarrëse, universiteti nxjerr së pari në pah përfitimet e zhvillimit të aftësive dhe kërkimin e mundësivë duke vazhduar me ndjekjen e kësaj ideje duke inkurajuar zhvillimin e mundësive. Në mënyrë që të konvertohet një ide në veprim universiteti mundëson për individë dhe grupe një gamë shërbimesh mbështetëse dhe mundësish.

Inkubacioni të biznesit është një mjet i rëndësishëm që përdoret nga SHLUJ Universiteti Marin Barleti për të mbështetur Start-ups dhe Spin-offs, si dhe krijimin e lidhjeve për industrinë.