Departamentet

Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompiuterike

Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike siguron arsimimin e lartë dhe kërkimin shkencor në fushën e arkitekturës, urbanistikës, shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit. Departamenti përmes kurrikulës së tij ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri akademike të kompetencave kryesore të formimit profesional dhe të ballafaqimit me kompleksitetin dhe transformimet e vazhdueshme të qytetit, territorit dhe peisazhit bashkëkohore. Realizimi i një pjese të madhe të punës grafike, analitike bëhet nëpërmjet aplikimit të teknologjisë së informacionit. Kombinimi i trajnimeve të arsimit bazë me praktikat në terren, studiot arkitekturore, IT dhe kompanive të projektimit, do të rrisë aftësitë profesionale dhe mundësitë e punësimit.

Departamenti i Biznes, Menaxhim dhe Turizëm

Zhvillimi dinamik i biznesit dhe stukturimi i tij në një kontekst gjithnjë e më konkurrues kërkon edukimin e një elite të re të punonjësve dhe menaxhereve të ardhshëm, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve, do të garantojnë konkurrueshmëri  me  efikasitet  dhe  sukses  në  tregjet  vendase  apo  ndërkombëtare...

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Drejtësisë është një nga departamentet e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Politike i cili promovon dhe koordinon kërkime në fushat shkencore juridike duke qënë kështu pika e kontaktit në raport më aktivitetet kërkimore të realizuara nga fusha të përafërta. Në të njëjtën kohë Departamenti krijon marrëdhënie me Departamentet e tjerë të Fakultetit dhe me Institute ndëruniversitare siç është Instituti i Cështjeve Publike me qëllim organizimin dhe forcimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.

Departamenti i Ekonomisë dhe Financës

Departamenti i Ekonomise dhe Finances prezantohet me një program të plotë studimesh universitare që synon të përgatisë specialistë për një karrierë të ardhshme si ekspertë kontabël, financierë, apo analistë financash të institucioneve të ndryshme private apo publike, të tillë që në të ardhmen të mund të thellojnë studimet apo të specializohen për financat e shtetit, për bursën, për tregjet e sigurimeve etj.

Departamenti i Shkencave Politike

Programi i studimit në Shkenca Politike, i konceptuar në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, mundësojnë një përgatitje cilësore të studentit në disiplina si politologji, histori, filozofi, etj. Gjithashtu ai ofron mjetet analitike, metodologjike dhe konceptuale për interpretimin dhe zgjidhjen e problemeve që rrjedhin nga procesi i europianizimit dhe globalizimit; zhvillon aftësi kërkimore në fushat shoqërore dhe përgatit studentin të reflektojë mbi dukuri që lidhen me dimensionet politike.

Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit

Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit përbëhet nga tre njësi didaktike: njësia e Sociologjisë, njësia e Psikologjisë dhe njësia e Edukimit. Departamenti realizon programe studimi në nivelin bachelor, në Sociologji, Psikologji dhe Edukim Fizik e Sporte. Ky formim i aftëson studentët si profesionistë për të përballuar kërkesat e tregut të punës në një shoqëri të hapur dhe gjithnjë e më të integruar, si dhe i plotëson ata për të qenë qytetarë aktivë të një shoqërie të re demokratike.