Kriteret e Pranimit

Kriteret e pranimit
Në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programet e ciklit të parë pranohen për të ndjekur studimet shtetas shqiptarë ose të huaj që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a. Të vërtetojnë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë vendit (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit).
b. Të vërtetojnë me dokument zyrtar transferimin nga një shkollë universitare publike ose jopublike brenda ose jashtë vendit.
c. Të paguajnë tarifën e studimeve.

Studentët që do të regjistrohen për herë të parë në UMB, i nënshtrohen procedurës së përzgjedhjes. Përzgjedhja bëhet nga një komision i ngritur nga Dekani i Fakultetit. Komisioni, si rregull, bën klasifikimin e kandidatëve, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur nga ata si dhe nëpërmjet intervistimit a testimit, kur kjo gjykohet e nevojshme. Komisioni përzgjedhës shpall listën e kandidatëve që pranohen të ndjekin studimet në UMB, sipas programeve të studimit, cikleve, specialiteteve dhe minorëve duke caktuar edhe afatin përfundimtar të regjistrimit. Regjistrimi bëhet nga Sekretaria Mësimore. Me kandidatin që është pranuar të ndjekë studimet, UMB lidh marrëveshje regjistrimi, në të cilën parashikohen detyrimet e ndërsjellta. Në emër të UMB kjo marrëveshje nënshkruhet nga personi i mandatuar për këtë qëllim nga Dekani i Studentëve dhe Kancelari. Studentët që regjistrohen për të ndjekur studime të plota në UMB, matrikullohen dhe vijojnë rregullisht procesin mësimor.

Mbi kriteret e veçanta për pranimin e studentëve në vitin mësimor 2016 – 2017 në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”
Vendim i Rektorit Nr.35 mbi Kriteret e Pranimit për vitin 2016-2017.pdf