Programet e Përafrimit

Lehtësira që krijon SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" për ndjekjen e studimeve të ciklit të dytë
Lehtësirat përfshijnë ofrimin e programeve të përafrimit, njohjen e krediteve të vlefshme të fituara, transferimin e krediteve të vlefshme të fituara.

Programi i përafrimit

  • Është programi që lehtëson studimin në një program Master, i cili nuk përputhet plotwsisht me fushën e Diplomës Universitare Bachelor;
  • Është programi që lehtëson kalimin nga një Program Master Profesional, në një Program Master i Shkencave ose nga një Program Master i Shkencave, në një tjetër program të përafërt Master i Shkencave.
Programi i përafrimit për Programin Master Profesional
Parashikon një program shtesë, i cili plotëson formimin bazë në fushën e studimeve Master. Përmbajtja e këtij programi përcaktohet nga Departamenti që përgjigjet për programin përkatës Master Profesional dhe mund të parashikojë ndjekjen e kurseve ose realizimin e detyrave.

Programi i përafrimit për Programin Master i Shkencave
Parashikon një program shtesë, përmbajtja e të cilit përcaktohet nga Departamenti që i përgjigjet programit përkatës Master i Shkencave, duke mbajtur parasysh programin e Diplomës Master Profesional, që zotëron kandidati ose Master i Shkencave, që nuk përputhet me fushën e programit që aplikon kandidati. Ky program përafrimi i mundëson zotëruesit të Diplomës Master Profesional ndjekjen e programit Master i Shkencave dhe ndjekjen e studimeve të doktoratës.

Njohja dhe transferimi i krediteve të vlefshme të fituara për Programin Master i Shkencave
Departamenti që përgjigjet për programin përkatës Master i Shkencave përcakton kriteret dhe procedurat e njohjes dhe të transferimit të krediteve nga një program Master Profesional ose nga një program Master i Shkencave i një fushe të përafërt. Departamenti që përgjigjet për programin përkatës Master i Shkencave përcakton se cilat nga kreditet e fituara në Programin Master Profesional (90 kredite) ose Master i Shkencave janë të vlefshme për Programin Master i Shkencave dhe shpall njohjen dhe transferimin e tyre në Programin Master i Shkencave. Kandidati i interesuar për Programin Master i Shkencave duhet të plotësojë sasinë e mbetur të krediteve.