Në Universitetin “Barleti” startup-i, si një biznes i ri i sapoçelur, i formës venture, (mbështetur financiarisht dhe teknikisht) si një model i ri që synon të finalizojë një produkt apo shërbim për të cilin tregu ka nevojë, gjen vend si në kurrikulat ashtu edhe në ekosistemin e tij.
Startup-et zhvillohen në forma e nivele të ndryshme duke ju dhënë zë ideve dhe iniciativave të individëve ose grup-individëve që guxojnë: “Mos lejoni që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini kurajën të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.” -ka thënë Steve Jobs.
Universiteti “Barleti” me strukturat e tij të larmishme, u jep zë, ideve të reja dhe novatore sipërmarrëse, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme edhe si ato te startup-eve në nivele rajonal / kombëtar / qyteti / ekosistemi apo operatorësh.
Zhvillimi i startpp-ve dhe aktiviteteve të tjera nxit zhvillimin dhe pjekjen e ideve të biznesit në faza të ndryshme të tyre, duke shërbyer si djep i sipërmarrjes së përgatitur për konkurrencë të të gjitha niveleve.
Nëpërmjet tyre, spikasin dhe zhvillohen aktivitete si:
Infrastrukturë HUB-e and LAB-e nën konceptin puno-jeto-mëso, inkubatorë, logjistikë, parqe industrial, co-working space, parqe teknologjike, etj.
Nxitja e studentëve të fillojnë të mendojnë e gjejnë ide, embrione që mund të zbatohen e kthehen në sipërmarrje, të zhvilluarit e ideve më tej, ndërsa studiojnë akoma në universitet, kthimin e tyre në plane interesante biznesi që tërheqin fonde e financime, ndjekja e tyre në faza të mëtejshme, prezantimi i tyre në rrjete biznesi e financimi, në partnerë e mbështetës e tj, është një praktikë në Universitetin “Barleti”, e mishëruar në iniciativa si start-up, spin-off, etj.
Spin-off-et e lindura në auditorët dhe ambientet e UniBa-s mbështeten e transformohen nga shpikje të kërkimit të aplikuar akademik e studentor, në projekte sipërmarrjeje në jetën reale të biznesit e shoqërisë. Krijimi i frymës së spin-off-eve nëpërmjet fazave të ndryshme të zhvillimit në UniBa, synon në nxitjen e idesë për diçka të re, produkt, teknike, organizim e tj, zhvillimin e mëtejshëm të saj me praktika në colab-et e UniBa-s e inkubatorët e saj, përkthimin në formë start-up-i për të gjetur financime e fonde si engjëj, ventures, banka, kapital financiar, fonde ndërkombëtare etj, krijimin e një modeli biznesi që ta bëjë të qëndrueshëm e besueshëm produktin e ideuar, prezantimin tek klientët biznes apo të tjerë të interesuar.
UniBa stimulon me forma e mjete të ndryshme talente sipërmarrës, krijuesit të spin-off-eve duke i ekspozuar tek investitorët e konsultuar me kapitalin njerëzor e rrjetin e tij të profesionistëve.