UniBa përdor e mbështet konceptin e përgatitjes së kapitalit njerëzor për të ardhmen digjitale. Studentët sipërmarrës të UniBa-s kur vlerësojnë pozicionet e tyre në tregun përkatës, njohin e zotërojnë teknologjitë e reja në fushat përkatëse dhe janë të aftë të zotërojnë teknologjitë e reja, në mënyrë të tillë që t’i përdorojnë ashtu siç ka verbalizuar me gjenialitet që shumë kohë më parë Anshtajni “të mësuarit është një eksperiencë, çdo gjë tjetër është informacion”.
Për studentët e UniBa-s njohja me industrinë ku punohet, fushën e ngushtë të specializimit, lidhjet me partnerët, konkurrentët, klientet, etj, janë variabla të lëvizshëm, që vlerësohen e përditësohen vazhdimisht e në mënyrë të pandërprerë, për të qenë konkurrues në treg e për të ushqyer sipërmarrjen. Programet dhe ekosistemi i Universitetit “Barleti” zhvillon tek studentët të menduarit strategjik dhe analitik, si aftësi të domosdoshme në të ardhmen digjitale që duhen edukuar, përvetësuar e përdoruar. Po ashtu programet e ndryshme të specializimeve të reja në ndryshim të vazhdueshëm të diktuara nga zhvillimi i vrullshëm dhe i pandalshëm i teknologjive të reja, transferojnë dije dhe aftësi tek studentët duke i bërë pjesë të punonjësve të së ardhmes digjitale.
E ardhmja digjitale nënkupton që të gjitha bizneset do të operojnë në mënyrë digjitale në të ardhmen. Stadi i sotëm i zhvillimit të kapaciteteve njerëzore e teknologjike emërtohen si ambient computing. (ambient ku ndërlidhen pajisje, objekte, makina, të aftë të transferojnë të dhëna nëpër rrjete dhe pa ndërveprim njerëzor të drejtpërdrejtë). Ky sistem vihet re gjithnjë e më shumë në sistemin bankar dhe të shërbimeve financiare, shitjet me pakicë, telekom, udhëtime, shërbime në familje etj, si ndezja e sistemit ngrohës nga distanca pa hyrë në shtëpi akoma, apo komandimi i garazhit etj etj. Çdo biznes po ndërton të ardhmen dixhitale të bazuar në një bashkëveprim të përhershëm me çdo klient. Ata e dinë që duhet të ofrojnë eksperiencë të personalizuar bazuar në aktualitetin e aktivitetit të klientit, historinë, statusin, motivet me të fundit dhe aspiratat. Faktorët që ndihmojnë kompanitë të ecin në linjë me të ardhmen digjitale janë sipas rëndësisë: kultura e kompanisë, mbështetja nga manaxherët, partnerët teknologjikë, buxhete të qartë e saktë, punonjës të ditur, vizion drejtuesish të lartë, bashkëveprim me universitetet e shoqërinë e tj. Për të gjitha këto zhvillime e më shumë, kanë krijuar ndërgjegjësimin e UniBa-s për domosdoshmërinë e programeve, trajnimeve dhe mekanizmave të veçantë.