Programi i studimit i ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Menaxhim Biznesi dhe Transformimi Dixhital” është një program bashkëkohor, i projektuar për të përgatitur profesionistë dhe drejtues të aftë për të udhëhequr proceset e transformimit dixhital në organizata publike dhe private. Programi ndërthur njohuritë e avancuara në menaxhimin e biznesit me kompetencat në teknologjitë dixhitale, inovacionin, analizën e të dhënave dhe transformimin organizativ, me qëllim rritjen e efikasitetit, përmirësimin e proceseve të biznesit dhe krijimin e avantazheve konkurruese të qëndrueshme.
Ky program synon të formojë profesionistë me aftësi analitike, strategjike dhe drejtuese, të cilët janë të aftë të zhvillojnë dhe zbatojnë strategji të transformimit dixhital në një gamë të gjerë organizatash, duke përfshirë bizneset private, organizatat jofitimprurëse, institucionet financiare, institucionet publike në nivel qendror dhe vendor, si edhe organizata të tjera që operojnë në një mjedis ekonomik gjithnjë e më të dixhitalizuar.
Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të jenë në gjendje të analizojnë sfidat e transformimit dixhital, të hartojnë dhe menaxhojnë projekte inovative, të integrojnë teknologjitë dixhitale në proceset organizative, të mbështesin vendimmarrjen strategjike përmes analizës së të dhënave dhe të udhëheqin ndryshimin organizativ në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Programi i studimit zhvillohet nga staf akademik i kualifikuar dhe me përvojë, në përputhje të plotë të legjislacionit shqiptar dhe me infrastrukturë moderne që përmbush më së miri standardet dhe kërkesat e studentëve.
Plani mësimor - Master i Shkencave në Menaxhim Biznesi dhe Transformimi Dixhital (PDF)
Në përfundim të studimeve, studenti pajiset me diplomë dhe suplementin e diplomës, të miratuara nga Ministria e Arsimit. Mundësitë e punësimit për studentët e diplomuar në programin e studimit “Master i Shkencave” në “Menaxhim Biznesi dhe Transformimi Dixhital” janë:
Pranimi në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” të “Universitetit Barleti” realizohet në përputhje me legjislacionin e arsimit të lartë, rregullat dhe udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MA).
Në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” pranohen për të ndjekur studimet shtetasit shqiptarë ose të huaj që përmbushin kriteret e mëposhtme:
Gjithashtu, një tjetër kriter pranimi për aplikim në këtë program studimi do të jetë ai i vlerësimit të aftësisë së aplikantit në fushën e studimit në formimin pararendës në ciklin e parë “Bachelor”, ose mbi bazë të aftësive dhe kërkesave të vendit të punës ku është i punësuar aplikanti. Kjo aftësi gjykohet nga një komision specialistësh nga departamenti që mbulon programin përkatës të studimit në UniBa dhe certifikohet nga Dekani i Fakultetit.
Pranimi i studentëve bëhet bazuar në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MA, në përputhje me standardet e përcaktuara nga MA, aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe rregulloret e UniBa. Procesi i pranimit / regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin e studimit “Master i Shkencave” në “Menaxhim Biznesi dhe Transformimi Dixhital”, të ofruar nga “Universiteti Barleti”, është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet akses më i madh në arsimin e lartë për të gjithë të interesuarit duke ofruar mundësi të favorshme financiare. Likuidimi i tarifës së studimit kryhet me 2 (dy) këste.
Kohëzgjatja normale e programit të studimit është 2 (dy) vite akademike. Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë. Ndërkaq, kohëzgjatja maksimale e studimeve, pa marrë në konsideratë periudhën e pezullimit, është 4 (katër) vite akademike.
