Programi Profesional i studimit: Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri vjen si nevojë e plotësimit të kërkesave të tregut për kualifikim e fuqisë punëtore (veçanërisht bizneseve që operojnë në tregun turistik), në një kohë kur industria turistike dhe sektorët e ndërlidhur me të janë në një zhvillim të hovshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Programi synon t’u ofrojnë studentëve njohuritë bazë mbi teknikat operacionale të shërbimit të turistëve si: në shërbimet e udhëtimeve, guiditimit, shërbime hotelerie, pije dhe ushqim, etj. Lehtësia e prenotimit dhe krahasimit të hoteleve, fluturimeve dhe makinave me qira përmes internetit, si dhe rritja e linjave ajrore me kosto të ulët kanë formuar dhe ndryshuar industrinë e turizmit gjatë dekadës së fundit.
Ky program synon të zhvillojë aftësitë dhe njohuritë që duhen për të qenë të sukseshëm në industrinë e udhëtimeve, turizmit dhe mikpritjes. Studentët zhvillojnë aftësitë kompjuterike, studjojnë teknikat e shitjeve dhe marketingut, mësojnë rreth përzgjedhjes së destinacionit dhe monitorojnë faktorët motivues dhe tendencat e udhëtimit të turistëve. Ai përgatit studentët për përdorimin e mjeteve më efektive të kërkimit dhe shërbimit si dhe krijimit të paketave turistike.
Programi është hartuar pas konsultimeve me bizneset që operojnë në tregun turistik (tureve operative, agjensive turistike, strukturave akomoduese dhe tyre të mikpritjes), duke iu përshtatur kërkesave të tyre për kualifikim të fuqisë punëtore.
Programi u ofron studentëve njohuritë bazë operacionale në organizimin e udhëtimeve, udhëheqjes së grupeve turistike, operacioneve në hoteleri, ushqim dhe pije, etj. Programi ka karakter aplikativ dhe si i tillë teoria është e lidhur ngushtë me praktikën, e cila realizohet në agjensi turistike, struktura pritëse dhe akomoduese, bar-restorante, etj. Përmes mësimit në klasë, projekteve në terren dhe praktikave konkrete në sektorin e turizmit, studenti aftësohet dhe thellon njohuritë e tij për ofrimin e një shërbimi cilësor.
Programi zgjat 2 vite (katër semestra) dhe në fund të studimeve, studenti fiton një diplomë në “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Mikpritje”. Programi është i hartuar në mënyrë të tillë që të zbatojë sistemin e dyfishtë të mësimit teorik dhe praktik, duke bërë të mundur që nëpërmjet praktikave ato të ekspozohen përpara profesionistëve dhe ekspertëve të fushës, duke zhvilluar në këtë mënyrë një rrjet kolegësh dhe sponsorësh, gjë e cila është një mënyrë e mirë për një punësim të shpejtë pas përfundimit të studimeve. Filozofia mbi të cilin udhëhiqet ky program është cilësia e shërbimit ndaj turistit, operacionet në bizneset turistike dhe zhvillimin e destinacioneve të reja turistike.
Plani mësimor - Diplomë Profesionale në "Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në “Universitetin Barleti”, në Programin Profesional 2 vjeçar ka mundësi punësimi si specialist i fushës përkatëse të studimit në:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin me karakter profesional “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri”.
Në programin profesional “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
Tarifa e studimit në programin me karakter profesional “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri” është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve profesionale të programit “Operator në Udhëtime, Turizëm dhe Hoteleri” është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.