Programi Bachelor në Dizajn Interieri dhe Produkti është një program 3-vjeçar (180 ECTS) i ofruar nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative i Universitetit "Barleti". Programi kombinon njohuritë artistike, teknike dhe hapësinore për të përgatitur studentët si profesionistë të plotë në fushën e dizajnit të interierit dhe të produktit.
Gjatë tre viteve akademike, studentët fitojnë kompetenca të avancuara në projektimin e hapësirave të brendshme, dizajnin e produktit dhe atë industrial, dizajnin parametrik, gjuhën pamore, teknologjinë e materialeve, rilevimin arkitektonik dhe dizajnin e aplikuar dixhital, si dhe aftësi në paketim, promovim imazhi, marketing dixhital dhe sipërmarrje në industritë kreative.
Kurrikula është ndërtuar mbi një bazë të fortë teorike dhe praktike. Viti i parë i prezanton studentit themelet e formimit artistik dhe vizual — parimet e vizatimit dhe ilustrimit, shkencat e paraqitjes, historinë e artit dhe të arkitekturës, estetikën, fotografinë dhe kompozimin e formës dhe hapësirës.
Viti i dytë hyn në thelbin e specializimit me Studio Dizajni Interieri, Studio Dizajni Artizanal dhe Industrial, Histori Dizajni, Gjuhë Pamore, Rilevim Arkitektonik, Teknologji Materialesh dhe Dizajn të Aplikuar Dixhital.
Viti i tretë thellon formimin me Studio Dizajni Parametrik, Paketim, Promovim Imazhi, Marketing Dixhital, Sisteme të Ndërtesës, Metoda Kërkimi dhe Shkrim Akademik, Sipërmarrje dhe Inovacion, duke përfunduar me Internship Profesional dhe Tezën e Projekt Diplomës, ku studentët zbatojnë aftësitë e fituara në projekte të botës reale.
Metodologjia mësimore mbështetet në punën në studio: leksione teorike, seminare, sesione laboratorike dhe projekte individuale e grupore, duke përdorur mjete profesionale të modelimit 2D/3D, projektimit parametrik dhe paketës Adobe Creative Suite.
Të diplomuarit e këtij programi janë të gatshëm të integrohen menjëherë në tregun e punës si dizajnerë interieri, dizajnerë produkti dhe mobiliesh, vizualizues hapësinorë, apo të ndjekin studime të mëtejshme në ciklin e dytë (Master).
Plani mësimor - Bachelor në "Dizajn interieri dhe produkti" (PDF)
Të diplomuarit në programin e studimit Bachelor “Dizajni Interieri dhe produkti”, mund të punësohen si:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në Programin Bachelor në “Dizajn Interieri dhe Produkti” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Dizajn Interieri dhe Produkti” dhe e “Universiteti Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MAS.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MAS
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UNIBA-së vetëm kur e zgjedh UNIBA-në programin e “Dizajn Interieri dhe Produkti”.
Në programin Bachelor në “Dizajn Interieri dhe Produkti”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në Programin e studimit Bachelor në “Dizajn Interieri dhe Produkti” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UNIBA dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në Programin Bachelor “Dizajn Interieri dhe Produkti”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi.
Likuidimi i tarifës kryhet me 2 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Programin Bachelor është 3 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
