U zhvillua për vitin e katërt rradhasi konkursi ndërkombëtar, Betapitch Tirana 2019.
Konkursi për sipërmarrjet e reja me ide premtuese në fushën e biznesit ka ardhur në Tiranë falë bashkëpunimit të Institutit Adriapol, Universitetit Barleti dhe Betahaus Berlin, të cilët çdo vit mundësojnë një biletë për fituesin në Betapitch Global në Berlin.
Çdo vit, idetë më premtuese vlerësohen nga një juri prestigjioze për disa karakteristika si: teknologjia e përdorur, risia në treg, puna në skuadër, aftësitë prezantuese dhe modeli i biznesit.
Betapitch Tirana 2019 u fitua nga LikSad e-Bike, ofrues të biçikletave elektrike, ekologjike, shoqëruar me guidë turistike dixhitale.
Në konkursin ndërkombëtar në Berlin, më 6 dhjetor, LikSad e-bike, do të konkurojë me sipërmarrës nga e gjithë bota për shumën e 5000 euro / udhëtim në Silicon Valley, takim me engjëj investitor, vizibilitet ndërkombëtar, etj.