Programi Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, me profil Kontabilitet, shërben si hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt një karriere të suksesshme në fushën akademike dhe të kërkimeve, duke ofruar bazën thelbësore të formimit shkencor në fushën e kontabilitetit. Stafi i pedagogëve i angazhuar në mësimdhënie, i përbërë nga disa prej profesionistëve më të mirë në Shqipëri dhe me përvojë të gjatë në këtë fushë studimi, përbën garanci për cilësinë e proçesit të dhënies së dijeve, duke e ndihmuar studentin të përfundojnë me sukses këtë cikël të dytë studimi universitar. Në këtë program studentët do të thellojnë njohuritë në teoritë bashkëkohore të kontabilitetit dhe do të mësojnë nga analiza e rasteve studimore në auditor për tema si: financat e korporatës, sistemet bankare dhe financiare, kontabilitetin dhe analizat financiare të avancuara, standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimin.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "Kontabilitet" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në universitetin “Barleti”, në Master i Shkencave në programin Kontabilitet-Financë, profili Kontabilitet ka mundësi punësimi si konsulent financiar ose fiskal në:
Aplikimi për në universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “Financë Kontabilitet” profili “Kontabilitet” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Proçesi i pranimit/regjistrimit vijon me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad-hoc të ngritura për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim tek dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master i Shkencave, programi “Financë Kontabilitet” profili “Kontabilitet”, në universitetin “Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve, duke u ofruar një mundësi studimi. Likujdimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master i Shkencave në programin “Financë Kontabilitet” profili “Kontabilitet”është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në Master i Shkencave në programin “Financë Kontabilitet” profili “Kontabilitet”, është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.