“Master i Shkencave” në “Fizioterapi” është një program studimi i ciklit të dytë të studimeve, referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Programi ofrohet në gjuhën shqipe dhe angleze.
Misioni i programit “Master i Shkencave” në “Fizioterapi” është të formojë fizioterapistë të aftë të aplikojnë teknika dhe qasje të avancuara terapeutike, të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve rehabilituese në Shqipëri dhe rajon, si dhe të nxisin zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e fizioterapisë.
Programi synon të përgatisë profesionistë të cilët:
Profesionistët me profil të avancuar në fushën e fizioterapisë kërkohen në:
Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit mund të punësohen në sektorë të ndryshëm të sistemit shëndetësor publik dhe privat, si:
Kandidati që kërkon të ndjekë programin e ciklit të dytë të studimit "Master i Shkencave" në "Fizioterapi" duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor për pranimet në arsimin e lartë, ndër të tjera si më poshtë:
Tarifa e studimit në programin “Master i Shkencave” në “Fizioterapi” në Universitetin “Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, me synimin për t'u ofruar studentëve një mundësi studimi sa më të përballueshme. Likuidimi i tarifës kryhet në 2 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin “Master i Shkencave” në “Fizioterapi” është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në programin “Master i Shkencave” në “Fizioterapi” është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife shtesë studimi.
