Masteri i Shkencave në programin e Drejtë Tregtare pranë “Universiteti Barleti” ofron një mundësi zhvillimi dhe specializimi në fushat më të rëndësishme të së drejtës tregtare dhe praktikës tregtare. Lëndët dhe modulet e përfshira në planin mësimor trajtojnë çështjet tregtare më të rëndësishme, siç janë tranzaksionet apo konfliktet tregtare duke përfshirë njëkohësisht njohuritë bazë rreth: kontratave tregtare, ligjin e shoqërive tregtare, arbitrazhi dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar, si dhe e drejta bankare dhe financiare. Qëllimi i programit është të ofrojë profesionistë të aftë për tregun e punës në kushtet e një konkurrence gjithmonë e në rritje.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "E drejtë tregtare" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master i Shkencave në programin E drejtë Tregtare ka mundësi punësimi në:
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Tarifa e studimit në programin Master i Shkencave në “E drejtë Tregtare”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave “E drejtë Tregtare” është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në “E drejtë Tregtare”, është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.