Programi i studimit Master i Shkencave në Shkenca Juridike, me profil “E Drejtë Penale dhe Kriminologji” ofrohet me qëllim formimin teorik të thelluar rreth organizimit gjyqësor, funksionimit të shtetit dhe institucioneve të drejtësisë, si dhe për përgatitjen e shoqërisë për parandalimin apo qoftë uljen e kriminalitetit. Programi përgatit ekspertë dhe studiues të çështjeve të së drejtës penale dhe kriminalogjisë. Qëllimi kryesor i programit është të përgatisë specialistë me një formim të thelluar teorik në fushën e të drejtës penale dhe kriminologjisë dhe të aftë të zgjidhin problemet që hasen gjatë procesit të demokratizimit të shoqërisë dhe parandalimit të krimit.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "E Drejtë Penale dhe Kriminologji" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master i Shkencave në programin “E Drejtë Penale dhe Kriminologji” ka mundësi punësimi në:
- Organet e drejtësisë;
- Institucionin e avokatisë;
- Organet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
- Studio ligjore apo këshillimore;
- Organet e rendit apo të ushtrisë.
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- ka përfunduar me sukses studimet dhe është pajisur me diplomë në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i lecensuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe i akredituar në momentin e diplomimit të studentit; ose
- është diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të parë, të licensuar dhe akreditar. Diploma është e detyrueshme të njehtësohet pranë MASR/QSHA brenda muajit dhjetor;
- dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MASR dhe rregulloret e brendshme të UB-së;
- merr përsipër të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit;
- nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi;
- ka të mbrojtur gjuhën e huaj në nivel B1.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “E Drejtë Penale dhe Kriminologji” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master i Shkencave programi “E Drejtë Penale dhe Kriminologji”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master i Shkencave në programin “E Drejtë Penale dhe Kriminologji” është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në Master i Shkencave në programin “E Drejtë Penale dhe Kriminologji” është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.