Duke filluar nga viti akademik 2020-2021 Universiteti “Barleti” ofron programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Drejtësi”, miratuar me Urdhrin 221, dt. 03.07.2020 të Ministrit së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Programi i studimit i ciklit të dytë Master i Shkencave në “Drejtësi” mundëson njohje të konsoliduar të themeleve të kulturës juridike vendase dhe evropiane, si në planin historik edhe në atë doktrinar e praktik. Programi synon studimin e të drejtës publike e private, duke zhvilluar aftësitë interpretuese të nevojshme për zgjidhjen e problemeve në zbatimin e të drejtës. Programi i integruar i studimeve ndërthur më së miri nocionet teorike me praktikën mësimore, duke i përgatitur studentët për tregun e punës. Të diplomuarit në Programin e Integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Drejtësi” mund të konkurrojnë për t'u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privatë ose shtetërorë, si dhe juristë në administratën shtetërore, qendrore dhe vendore, pasi të kenë kryer provimin e shtetit në drejtësi.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "Drejtësi (5 vjet - Program i Integruar)" (PDF)
Diplomimi i studentëve në Universitetin “Barleti” në Programin e Integruar Master i Shkencave ne “Drejtësi” ju ofron mundësi të shumta karriere si:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin“Barleti” në Programin e Integruar Master i Shkencave në“Drejtësi” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e Universitetit “Barleti” dhe i Programit të Integruar Master i Shkencave në “Drejtësi” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në tre raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Drejtësi”.
Në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Drejtësi”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Drejtësi” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së.
Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit nëProgramin e Integruar në “Universiteti Barleti” është ndër mëkonkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.