Programi i studimit Master i Shkencave në "Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike", është program i ciklit të dytë të studimeve, referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.
Programi i pajis të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në fushën e inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike.
Objekti i programit është kualifikimi i studentëve për të zgjidhur problematikat dhe sfidat e mëdha që ofrojnë teknologjitë bashkëkohore, kualifikim që realizohet nëpërmjet qasjeve teorike dhe përmes formimit të kompetencave profesionale. Teknologjitë e reja janë një fenomen sa social dhe ekonomik, që kërkojnë një qasje tërësore për arsimin në këtë fushën, ku qëllimet më të gjëra të industrisë dhe shoqërisë trajtohen në mënyrë eksplicite në programin studimor. Masteri u mundëson studentëve një kuptim të gjerë dhe të integruar të disiplinave.
Plani mësimor - Diplomë Master Shkencor: "Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike" (PDF)
Programi i studimit Master i Shkencave në “Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike” do të përgatisë një gjeneratë të re ekspertësh të sigurisë kibernetike që do të diferencohen lehtësisht në tregun e punës me njohuritë e tyre të forta mbi IA dhe sfidat që lindin nga përdorimi i saj. Mundësitë e punësimit për studentët e diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave në “Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike” janë:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin : "Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike", në ciklin e dytë Master i Shkencave, bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit,dhe Sportit (MAS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin "Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike" bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin "Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike" në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi.
Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Master i Shkencave është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në Master i Shkencave në programin "Inteligjencë Artificiale dhe Siguria Kibernetike", është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.