Master Profesional në Mësuesi (120 ECTS) në TIK (i shtrirë në dy vite akademike),synon të krijojë te studentët edukatën e punës me databazat e të dhënave, duke identifikuar konceptet bazike të tyre, për të krijuar një dizajn paraprak për to, si edhe për të zbatuar teknikat e normalizimit. Ata familjarizohen me vetveten, zhvillojnë njohuritë mbi sistemet e menaxhimit të databazave relacionale dhe edukohen, se si të prezantojnë produktin e krijuar online. Ndërkohë, ky program ofron dije profesionale mbi veçori dhe atribute të objektit të zhvilluar në gjuhën programimit të orientuar, sikurse janë strukturat e orientuara te objektet, klasat, polimorfizimi, trashëgimia, enkapsulimi etj,.
Nga ana tjetër ata marrin dije mbi koncepte bazë të multimedias, aplikacioneve dhe sistemeve multimediale, formave të ndryshme të të dhënave multimediale, tekstit, imazhit, grafikëve, audios, videos dhe animimit, dallojnë veҫoritë e multimedias dhe kategoritë e saj, mjeteve për prodhimin, ruajtjen dhe transmetimin e informacionit multimedial. Të gjitha këto dije fitohen praktikisht mbështetur me logjistikën e duhur dhe bashkëkohore laboratorike.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "në Mësuesi në TIK" (PDF)
Ata që diplomohen në këtë program mund të punësohen në kopshte të arsimit parauniversitar, në shkolla të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm të ulët, si dhe në shkolla të arsimit të lartë (gjimnaze dhe shkolla me drejtime profesionale). Gjithashtu mund të punësohen në shkolla të arsimit special, në institucione të qeverisjes arsimore, lokale dhe institucione të kurrikulës, të trajnimit dhe inspektimit të mësuesve, në institucione të qeverisjes lokale dhe qendrore, në organizata të shoqërisë civile, por dhe me vetëpunësim, për të ofruar kujdes dhe trajtim të specializuar të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin Edukim me profil ‘‘Mësuesi në Teknologji Informacioni dhe Komunikim’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin e studimit Master Profesional në Mësuesi (120 ECTS) në TIK në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin e studimit Master Profesional në Mësuesi (120 ECTS) në TIK është 2 vite akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin e studimit Master Profesional në Mësuesi (120 ECTS) në TIK është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.