Programi Master Profesional (120 ECTS) në Mësuesi në “Shoqëria dhe Mjedisi” me dy vite akademike synon të krijojë te studentët njohuri, aftësi dhe kompetencë si në nivelin teorik ashtu edhe në atë praktik, të cilat janë të domosdoshme për edukimin, dhe zhvillimin e kompetencave të fushës kurrikulare që lidhet me historinë, gjeografinë dhe edukimin qytetar. Ky program, do të ofrojë dije profesionale mbi shkencat e gjeografisë, historisë dhe edukimit qytetar, duke përfshirë mënyrën se si lëndët e kësaj fushe mund të aplikohen për formimin tërësor të nxënësve për kompetencat e kësaj fushe kurrikular.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Shoqëria dhe Mjedisi" (PDF)
Të diplomuarit në këtë program studimi mund të punësohen si mësues të historisë dhe të gjeografisë në AMU dhe AML. Meqënëse ky program pajis të diplomuarit me metoda bashkëkohore ata mund të kontribojnë në funksion të përmirësimit të metodave dhe të atyre aspekteve pedagogjike në fushën e mësimdhënies. Po ashtu, mund të adaptojnë metodika, strategji dhe teknika bashkëkohore orientuar drejt një mësimdhënie bazuar në kompetencat kyçe të të nxënit. Gjithashtu, mund të kontribojnë në qasjen ndaj afrimit të modeleve perendimore në funksion të realizimit të një mësimdhënie sa më cilësore.
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin Edukim me profil ‘‘Mësuesi në Shoqëria dhe Mjedisi” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin e studimit Mësuesi në “Shoqëria dhe Mjedisi” në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin e studimit Mësuesi në “Shoqëria dhe Mjedisi” është 2 vite akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin e studimit Mësuesi në “Shoqëria dhe Mjedisi” është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.