Masteri i jep pjesëmarrësve mundësi që të punojnë si mësues të Artit pamor, Artit skenik, Artit muzikor në klasat 6-9 dhe klasat 10-12 në Arsimin Parauniversitar. Masteri zhvillohet në 2 vite dhe është në përputhje me të gjithë legjislacionin në fuqi që rregullon ligjërisht profesionin e mësuesit. Programi i masterit përmban të gjithë formimin e nevojshëm pasuniversitar të studentit duke integruar metodat më bashkohore të mësimdhënies me kërkesat dhe nevojat faktike e specifike për njohuri dhe aftësi.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Mësuesi në Arte" (PDF)
Të diplomuarit në programin e studimit Master Profesional (120ECTS) në Mësuesi në Arte, pas përfundimit të këtij programi do të jenë të përgatitur mirë për të ndjekur një karrierë në fushën e mësuesisë. Të diplomuarit në këtë program studimi mund të punësohen në:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin Edukim me profil “Mësuesi në Arte” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin e studimit Master Profesional (120 ECTS) në Mësuesi në Arte në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin e studimit Master Profesional (120 ECTS) në Mësuesi në Arte është 2 vite akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin e studimit Master Profesional (120 ECTS) në Mësuesi në Arte është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.