Programi “Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit” ofron mundësi për studime të specializuara në fushat e menaxhimit të teknologjisë së informacionit në sektorë të ndryshëm të kompanive private dhe institucioneve publike. Programi lidhet me pritshmëritë dhe nevojat për zhvillim në karrierë të menaxherëve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri dhe do të plotësojnë kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni ndërkombëtar aktual dhe nga praktikat e provuara si më të mira.
Programi rekomandohet të kryhet nga individë që kanë mbyllur me sukses studimet në ciklin e parë Bachelor në Informatikë, Menaxhim apo degë të afërta me to, si dhe është vazhdim i natyrshëm i formimit të tyre të mëparshëm. Njëkohësisht u drejtohet edhe personave të arsimuar në profile të tjera, por që në momentin e aplikimit janë të punësuar në sektorë që zbatojnë teknologjinë e informacionit, apo atyre që planifikojnë të punësohen në të ardhmen në këta sektorë. Dijet dhe aftësitë e përfituara gjatë procesit të mëparshëm mësimor do të përbëjnë një avantazh të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës së tyre shkencore e profesionale.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master Profesional në programin “Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit” ka mundësi punësimi në sektorin e teknologjisë së informacionit që zbatohet në:
Si dhe në drejtoritë apo sektorët e teknologjisë së informacionit në organet e qeverisjes qendrore dhe vendore.
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit”është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit” është 2 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.