Programi “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” synon të përgatisë individë për të menaxhuar dhe realizuar funksione teknike dhe fizike të një organizate, veçanërisht ato të lidhura me zhvillimin, prodhimin, marketimin. Ai përfshin mësimdhënie të parimeve të menaxhimit, sistemet e prodhimit, kontrollin e prodhimit, menaxhimin e linjave dhe fabrikave, menaxhimin e mirëmbajtjes së pajisjeve, politikat e prodhimit strategjik, analizat e sistemeve, analizat e produktivitetit dhe kontrollit të kostos dhe planifikimin e materialeve.
Gjithashtu, programi mundëson zhvillimin profesional në fusha të tilla si marrëdhëniet me publikun, komunikimin e organizatës dhe marketingun strategjik.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Marketing dhe Menaxhim Operacionesh" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në universitetin “Barleti”, në Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” ka mundësi punësimi si:
Aplikimi për në universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MASR, mbi bazën e standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Proçesi i pranimit/regjistrimit vijon me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad-hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim tek Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes së pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh”, në universitetin “Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve duke u ofruar një mundësi studimi. Likujdimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” është 2 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.