Programi Master Profesional në Financë - Kontabilitet synon të formojë profesionistin përmes rritjes së dijeve bashkëkohore dhe aftësive praktike, për t’u përballur me botën komplekse të menaxhimit financiar. Studimet Master, me ndihmën e pedagogëve ndër më profesionistët në vend, e ndihmojnë studentin të mësojë nga praktikat më të mira të zbatuara në aktivitetin e përditshëm të një financieri, që lidhen me taksimin, buxhetimin, analizën financiare dhe të kostos, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, auditimin, bankingun ndërkombëtar, menaxhimin e riskut bankar, etj.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Financë Kontabilitet" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master Profesional në programin Kontabilitet Financiarë,ka mundësi punësimi si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit financiar në:
Kjo diplomë gjithashtu ofron mundësinë e ndjekjes së një karrierë si Kontabilist i miratuar apo edhe Ekspert kontabël (auditues).
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Financë Kontabilitet”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Financë Kontabilitet”është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Financë Kontabilitet” është 2 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.