Programi i masterit profesional “E drejtë biznesi” me kohëzgjatje 1-vjeçare është një program që mundëson zgjerimin e dijeve në fushën e legjislacionit tregtar, vendas dhe evropian, duke i mëshuar aspekteve praktike të mësimnxënies në këtë fushë. Programi ofron një shumëllojshmëri lëndësh nga fusha e të drejtës së biznesit, të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë, përgatisin dhe kualifikojnë specialistë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave në drejtim të: përvetësimit të teknikave të hartimit të kontratave tregtare, hartimittë dokumenteve të themelimit të shoqërive tregtare dhe këshillimit të vazhdueshëm për organizimin dhe drejtimine shoqërive tregtare, këshillimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, rritjes së kapaciteteve për të identifikuar dhe gjetur burimet e financimit të sektorit të biznesit, përmes rrugëve tradicionale dhe atyre më moderne, etj. Qëllimi i këtij programi është që të përgatisë dhe kualifikojë juristët me dije të thelluara në fushën e të drejtës së biznesit, të aftë të ofrojnë këshillim dhe përfaqësim në këtë fushë, t’u mundësojë atyre organizimin si subjekt i veçantë i ushtrimit të një profesionitë lirë që u ofron shërbime juridike për subjekte të ndryshme tregtare; si dhe zhvillojnë aftësitë analizuese e kërkimore, për t’u angazhuar në veprimtarinë studimore.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "E drejtë Biznesi" (PDF)
Studentët të cilët kanë ndjekur studimet në Masterin Profesional E drejtë Biznesi janë të aftë të zhvillojnë karrierën e tyre në:
Kriteret
Dokumentacion për pranim
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “E drejtë Biznesi”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “E drejtë Biznesi”është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “E drejtë Biznesi” është 2 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.