Zhvillimi dinamik i sektorit publik kërkon edukimin e një elite të re punonjësish të administratës publike, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve, do të garantojnë funksionimin e saj duke iu përshtatur situatave të reja politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, që lidhen ngushtë me dëshirën për t'u bërë anëtarë në Evropën e bashkuar. Programi i paraqitur është përgatitur pikërisht për të arritur, jo vetëm njohjen e funksionimit të parimeve administratës publike, por edhe aftësimin praktik mbi metodat e reja të menaxhimit të administratës publike, të njëjta me ato të vendeve perëndimore. Dijet dhe aftësitë e përfituara gjatë procesit mësimor do të kthehen në një avantazh të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës profesionale dhe ngritjen në detyrë.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Administrim Publik" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master Profesional në programin Administrim Publik, ka mundësi punësimi në:
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Administrim Publik”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Administrim Publik”është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Administrim Publik” është 2 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.