Programi i studimit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” ofron kualifikime për teknik të lartë në fushën e biznesit, marketingut dhe shitjeve. Në përfundim të studimeve, studenti krijon një profil profesional e kulturor, i cili përmban një gamë të plotë aftësish njohëse dhe praktike, të cilat nevojiten për:
Plani mësimor - Diplomë Profesionale në "Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje" (PDF)
Diplomimi i studentëve në Universitetin ‘‘Barleti” në programin “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” ofron mundësi karriere të shumta në:
Aplikimi për të studiuar në universitetin “Barleti” në programin me karakter Profesional “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë proçesi i aplikimit kalon në 3 raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh atë si dhe programin “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”.
Në rogramin profesional “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin Profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s.
Proçesi i pranimit/regjistrimit vijon me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve duke u ofruar një mundësi studimi. Likujdimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve profesionale të programit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.