Programi i studimit ofron kualifikime për teknikë të lartë në fushën e sistemeve kompjuterike, administrimit të rrjeteve dhe infrastrukturës së teknologjisë së informacionit. Në përfundim të studimeve, studenti krijon një profil profesional dhe teknik:
Plani mësimor - Diplomë "Profesionale": Teknik i Sistemeve dhe Rrjetave Kompjuterike (PDF)
Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Teknik i sistemeve dhe i rrjetave kompjuterike” ofron mundësi karriere në:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin me karakter profesional “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike”, bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit (MA).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z për t’u bërë pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike”, bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MA.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MA.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur zgjedh UB-në dhe programin “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike”.
Në programin profesional “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin profesional “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike”, bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MA, mbi bazën e standardeve të përcaktuara nga MA, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së.
Procesi i pranimit/regjistrimit vijon me nënshkrimin e marrëveshjes dhe përfundon me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin me karakter profesional “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve duke u krijuar më shumë mundësi për studim. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike” është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve profesionale të programit “Teknik i sistemeve dhe rrjetave kompjuterike” është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
