Programi i studimit “Asistent Administrativ dhe Ligjor” ofron kualifikime për teknik të lartë në fushën e administrimit të zyrave, mbështetjes ligjore dhe menaxhimit të dokumentacionit zyrtar.
Në përfundim të studimeve, studenti krijon një profil profesional e kulturor, i cili përmban një gamë të plotë aftësish njohëse dhe praktike, të cilat nevojiten për:
Plani mësimor - Diplomë Profesionale në "Asistent Administrativ dhe Ligjor" (PDF)
Diplomimi i studentëve në Universitetin “Barleti”, në programin “Asistent Administrativ dhe Ligjor”, ofron mundësi të shumta karriere në:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin “Barleti” në programin me karakter profesional “Asistent Administrativ dhe Ligjor” bëhet sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z për t'u bërë pjesë e sistemit. Aplikimi kryhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e Universitetit “Barleti” dhe e programit “Asistent Administrativ dhe Ligjor” bëhet përmes formularit A2/A3, në periudhat e përcaktuara me udhëzim nga MAS. I gjithë procesi i aplikimit zhvillohet në tre raunde të përcaktuara nga MAS.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm nëse zgjedh Universitetin “Barleti” dhe programin “Asistent Administrativ dhe Ligjor”.
Në programin profesional “Asistent Administrativ dhe Ligjor”, pranohet për të ndjekur studimet çdo shtetas shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin profesional “Asistent Administrativ dhe Ligjor” bëhet mbi bazën e kuotave të përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, në përputhje me standardet e përcaktuara nga MAS, aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe rregulloret e brendshme të UniBa-s.
Procesi i pranimit dhe regjistrimit përfundon me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me pajisjen e studentit me numrin e matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Asistent Administrativ dhe Ligjor” në Universitetin “Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, me synimin për t'u ofruar studentëve një mundësi studimi sa më të përballueshme. Likuidimi i tarifës kryhet në 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale në programin “Asistent Administrativ dhe Ligjor” është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve profesionale në programin “Asistent Administrativ dhe Ligjor” është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife shtesë studimi.
