Programi i studimeve Shkenca Politike me profil Administrim Publik, u ofron studentëve dije, njohuri dhe ekspertizë në fushën e administrimit publik , parimeve të administratës shtetërore dhe administrates publike, mënyrës së rekrutimit në punë, karrierës dhe largimit nga shërbimi civil, menaxhimin e burimeve njerëzore, e-qeverisjen, të drejtën administrative, kontrollin dhe përgjegjësinë e administrates publike si dhe manaxhim projektesh në këto fusha.
Ky program synon të përgatisë: Specialistë dhe drejtues të administratës shtetërore dhe publike në nivele vendore dhe qëndrore si dhe aktorë të organizatave të shoqërisë civile me focus administratën publike, trajner të shkollës së administrates publike etj.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Shkenca Politike me profil Administrim Publik" (PDF)
Studenti që diplomohet në “Universiteti Barleti” në programin Shkenca Politike me profil Administrim Publik ka mundësi punësimi në:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Shkenca Politike” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Shkenca Politike” dhe e “Universiteti Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në programin “Shkenca Politike”.
Në programin “Shkenca Politike”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Tarifa e studimit në programin “Shkenca Politike” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.