Programi i studimit Bachelor në “Shkenca Kompjuterike” ka pikësynim ngritjen e ekspertëve me aftësitë, kredencialet e duhura dhe standardizuara që njihen nga industria dhe akademia kudo në botë në fushën e shkencave kompjuterike. Ky program është më i thellë si në teori ashtu edhe në praktikë në të gjitha fushat e shkencave kompjuterike. Kjo përqasje i mundëson studentit të fokusohet në një numër të caktuar fushash specifike siç janë: përpunimi i të dhënave dhe informacionit të grumbulluar, teknikat e mbrojtjes se kompjuterave, rrjeteve, programeve dhe të dhënave nga sulmet e paautorizuara, si dhe përdorshmërinë, besueshmërinë, integritetin dhe sigurinë e rrjetit dhe thellimi në algoritme.
Programi i studimit ka në misionin e tij “Përgatitjen me pergjegjësi të profesionistëve për të krijuar softuere të ndryshme me teknologjitë e kohës”.
Qasja 360 gradë për të krijuar një programues të kompletuar me njohuri edhe nga ekonomia, e drejta, inovacioni dhe sipërmarrësia është unike në tregun shqiptar. Meqë është konstatuar tanimë që ky profesion favorizon jetë sedentare dhe pasivitet fizik, ky program është programi i parë në Shqipëri që kërkon nga studentët angazhim për aktivitet fizik nepërmjet një kursi të specializuar sportesh, kolektive dhe individuale, në të cilin përveç aktivitetit fizik, studentët njihen edhe me themelet e jetës së shëndoshë dhe aktive.
Ky program është në përputhshmëri të plotë me të gjitha programet standarte në vendet e BE dhe SHBA e Kanada dhe kjo ia mundëson një studenti vazhdimin e studimeve të avancuara pa mangësi në kualifikim dhe mundësi për mobilitet të studentëve gjatë studimeve duke transferuar kreditet pa pengesa dhe procedura shtesë.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Shkenca Kompjuterike" (PDF)
Zhvillimi i vrullshëm i TIK ka nxitur një revolucion të ri industrial dhe Shqipëria, fatmirësisht, është e kyçur dhe po merr pjesë në këtë revolucion si konsumatore, por edhe si prodhuese.
Studentët pas diplomimit në këtë program studimi mund të punësohen në sektorët e teknologjisë së informacionit në kompani të ndryshme që kanë të bëjnë me:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin ‘‘Shkenca Kompjuterike’’, në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit ‘‘Shkenca Kompjuterike’’ dhe e Universitetit “Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MAS.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MAS.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh UniBa-n dhe programin ‘‘Shkenca Kompjuterike’’.
Në programin ‘‘Shkenca Kompjuterike’’, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin ‘‘Shkenca Kompjuterike’’, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Shkenca Kompjuterike’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.