Programi “Punë Sociale” ju ofron mundësinë studentëve të aftësohen me shprehitë dhe teknikat e nevojshme për të punuar në sektorin e shërbimeve sociale. Ai është hartuar mbështetur në përvojën e deritanishme në edukimin e punonjësve socialë në vend dhe Standardet Globale për Edukimin dhe Trajnimin e Punonjësve Socialë të përpunuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Punonjësve Socialë.
Nëpërmjet një kurrikule ndërdisiplinore studentët marrin formim të përgjithshëm në punën sociale dhe njihen me specializimet dhe degëzimet e mëtejshme të profesionit të punës sociale, gjë e cila i ndihmon ata të pajisen me aftësitë e nevojshme për tregun shqiptar të punësimit. Nëpërmjet rrjetit të gjerë të bashkëpunimit me organizata dhe institucione kombëtare dhe ndërkombëtare studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë praktike dhe të përfitojnë nga mundësitë e shkëmbimit dhe bashkëpunimit me universitete të tjera partnere jashtë vendit.
Diplomimi i studentëve në Universitetin ‘‘Barleti” në programin ‘‘Punë Sociale’’ ofron mundësi karriere në:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin ‘‘Punë Sociale’’, në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit ‘‘Punë Sociale’’dhe e Universitetit “Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në raundet të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh UniBa-n dhe programin ‘‘Punë Sociale’’.
Në programin ‘‘Punë Sociale’’, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin ‘‘Punë Sociale’’, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Punë Sociale’’në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.