Programi Bachelor në‘‘Psikologji’’ mundëson formimin e përgjithshëm të studentëve, përmes pajisjes me njohuri dhe aftësi në fushën e psikologjisë dhe disiplina të ngjashme. Nëpërmjet një kurrikule ndërdisiplinore studentët njihen me specializimet dhe degëzimet e mëtejshme të profesionit, dhe pajisen me aftësitë e nevojshme për tregun shqiptar të punësimit. Ataaftësohen në diskutimin e teorive, vlerësimin në mënyrë kritike të çështjeve në fushat kryesore të psikologjisë si dhe nëzbatimin e këtyre njohurive në praktikë në përputhje me zhvillimet e fundit në fushën e psikologjisë.Nëpërmjet rrjetit të gjerë të bashkëpunimit me organizata dhe institucione kombëtare dhe ndërkombëtare studentët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë praktike dhe të përfitojnë nga mundësitë e shkëmbimit dhe bashkëpunimit me universitete të tjera partnere jashtë vendit.
Diplomimi i studentëve në Universitetin ‘‘Barleti” në programin Bachelor në ‘‘Psikologji’’ofron mundësi karriere në:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin Bachelor ‘‘Psikologji’’, bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit ‘‘Psikologji’’dhe e Universitetit “Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në raunde të cilat përcaktohen nga MASR
.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh UniBa-n dhe programin Bachelor në ‘‘Psikologji’’.
Në programin ‘‘Psikologji’’, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin Bachelor në ‘‘Psikologji’’bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Psikologji’’në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.