Programi i ciklit të parë të studimeve Bachelor në “Fizioterapi” synon të përgatisë profesionistë në fushën e rehabilitimit, të cilët ofrojnë shërbime profesionale rehabilituese individuale dhe në komunitet.
Profesionistët që priten të formohen nëpërmjet këtij program studimi do të jenë të aftë të ushtrojnë profesionin e tyre, në nivel makro, mezo dhe mikro, në shërbim të individëve, familjeve, grupeve, komuniteteve.
Për të hartuar programin e studimit u morën në konsideratë të gjitha kërkesat e detyrimet ligjore që rrjedhin nga legjislacioni i arsimit të lartë në vend, nga legjislacioni i lidhur me ushtrimin e profesioneve të rregulluara por edhe përvoja e programeve ndërkombëtare në fushën e fizioterapisë.
Programi Bachelor në Fizioterapi synon ti pajisë studentët me njohuritë, aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të ofruar një llojshmëri shërbimesh për problematika të ndryshme shëndetësore por edhe një varietet teknikash dhe grupe të ndryshme pacientësh. Zhvillimi i aftësive dhe kompetencave profesionale realizohet duke kombinuar aftësimin teorik bazë karakterizues e ndërdisiplinor, aftësimin teknik nëpërmjet një grupi lëndësh të lidhura me teknikat specifike të fizioterapisë dhe aftësimit praktik në qendrat spitalore dhe klinikat, pjesë e rrjetit të bashkëpunëtorëve të UniBa.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Fizioterapi" (Microsoft Excel)
Në përfundim të programit mësimor studenti aftësohet të:
Mundësi punësimi:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Fizioterapi” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit(MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Fizioterapi” dhe e “Universiteti Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MAS.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MAS.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-së vetëm kur e zgjedh UniBa programin “Fizioterapi”.
Në programin “Fizioterapi”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin “Fizioterapi”, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Fizioterapi” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.