Programi ofron mjete konceptuale në disiplinat bazë Financë dhe Kontabilitetit, si dhe interpreton dinamikat që karakterizojnë shoqëritë moderne veçanërisht në sektorin financiar, krahas zhvillimit ekonomik dhe mjeteve më inovative për funksionimin dhe administrimin e ndërmarrjeve dhe institucioneve me natyrë financiare. Programi i studimeve në financë - kontabilitet ofron dhe zhvillon dije themelore për të kuptuar thellësisht strukturën ekonomike, rolin e financës, funksionimin e institucioneve financiare dhe të tregjeve të monedhës. Gjithashtu, siguron baza të forta teorike dhe metodologjike nëpërmjet një qasjeje ndërdisiplinore.
Në fund të këtij kursi studentët janë të aftë të përpilojnë pasqyra financiare, t’i interpretojnë ato dhe të ndërmarrin vendime financiare dhe menaxheriale në biznesin modern. Të diplomuarit në Financë-Kontabilitet zhvillojnë gjithashtu aftësi kërkimore dhe analitike të nevojshme për projekte kërkimore financiare dhe përfitojnë aftësitë e duhura për punësim ose arsimim të mëtejshëm.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Financë-Kontabilitet" (PDF)
Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Finanë Kontabilitet” ju ofron mundësi të shumta karriere në:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Financë Kontabilitet” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Financë Kontabilitet” dhe e “Universiteti Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në programin “Financë Kontabilitet”.
Në programin “Financë Kontabilitet”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin “Financë Kontabilitet”, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Financë Kontabilitet” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.