Programi i studimit Bachelor në "Biznes Dixhital" me profile "Menaxhim dhe analizë të dhënash" / "Inteligjenca Artificiale dhe Siguria Kibernetike", është program i ciklit të parë të studimeve, referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Diploma e Ciklit të Parë Bachelor në “Biznes Dixhital” me profile do të synojë njohuri të thelluara dhe të integruara përmes qasjeve multidisiplinore dhe aftësimin profesional të studentëve në procesin e kultivimit dhe përsosjes së shpirtit sipërmarrës dhe inovativ.
Ky program studimi mundëson transmetimin e njohurive multidisiplinore të integruara dhe aftësimin profesional në fushën e menaxhimit të biznesit (shkencat e financës, marketingut, menaxhimit të projekteve, burimeve njerëzore dhe të drejtimit operacional), si edhe në fushën e informatikës së aplikuar në biznes (shkencat kompjuterike – harduer dhe softuer).
Kurrikula e programit të studimit Bachelor në “Biznes Dixhital” me profile është hartuar me synimin e qartë të rritjes së mundësive për studentët, duke nxitur ndërgjegjësimin e tyre për jetesën në një shoqëri konkuruese, për të siguruar mundësi edukimi dhe përvojë, që do t’i inkurajojnë ata të integrojnë teknologjinë e informacionit me menaxhimin e biznesit në kontekstin më të gjerë të mundshëm.
Mundësitë e punësimit për studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Biznes Dixhital” me profile, janë:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin "Biznes Dixhital" me profile "Menaxhim dhe analizë të dhënash" / "Inteligjenca Artificiale dhe Siguria Kibernetike", në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit,dhe Sportit (MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit ‘‘Biznes Dixhital’’ me profile dhe e Universitetit “Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MAS.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MAS.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh UniBa-n dhe programin ‘‘Biznes Dixhital’’ me profile.
Në programin ‘‘Biznes Dixhital’’ me profile, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin ‘‘Biznes Dixhital’’ me profile, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Biznes Dixhital’’ me profile në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.