Më datë 10.05.2019 në Elbasan u zhvillua trajnimi me mësues dhe studentë të ciklit master të mësuesisë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Trajnimi u zhvillua për modulin "Plani i orës mësimore, formatet për organizimin e saj dhe detyrat e shtëpise". Studentët që u trajnuan ishin kandidatë për t’u diplomuar si mësues. Ata kishin shprehur interes për tu trajnuar me modulet e UB-së sepse nje pjesë e madhe e tyre ishin në procesin e praktikës në mësimdhënie pranë shkollave të qytetit të Elbasanit. Trajnimi u ndoq me interes sidomos për formatet e larmishme të planifikimt të mësimdhënies dhe të nxënit të cilat, u prezantuan nga Dr. Alfons Harizaj. Bashkepunime të tilla do të ketë dhe në të ardhmen.