Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë jetike për ekonominë e BE-së duke përfaqësuar 99% të biznesit evropian dhe 2/3 e punësimit të sektorit privat. Fondi Evropian strukturor dhe Fondi i Investimeve që nga viti 2014-2020 kanë vënë në dispozicion më shumë se 450 miliardë EUR për vendet antare për të financuar investimet që mbështesin punësimin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Edhe në Shqipëri roli i tyre është po aq jetik dhe i rëndësishëm, dhe rritet më tej në suazën e integrimit evropian që hap perspektivat e tij me hapjen e negociatave. Prandaj, në programin e UniBa-s si pjesë e tij, targetohet aftësimi burimeve njerëzore përkatëse, për më tepër :
Në UniBa kultura sipërmarrëse si në çdo njësi, është dëshira më e madhe dhe objektiv kryesor, për të cilën përpiqet shumë dhe synon vazhdimisht ta arrijë e zhvillojë në mënyrë sa më të suksesshme. Ajo krijon një avantazh të fortë konkurrues sepse ajo ka të bëjë me individë, grup individësh dhe njësinë në tërësi. Në UniBa grupe të tillë të talentuarish studentë e akademikë, kanë aftësi e mendje krijuese, marrin rreziqe, kanë forcë veprimi e arrijnë rezultatet e kërkuara. Lidershipi dhe mjedisi veprues, inkurajojnë dhe nxisin kultivimin e kësaj kulture sipërmarrëse.
Kultura e sipërmarrjes si gjeneruese e kapitalit njerëzor të talentuar ofron dije për sipërmarrësit e ardhshëm. UniBa synon e punon të kthehet në një Live LAB, prodhues i kulturës së sipërmarrjes, duke marrë kështu formën e Universitetit Sipërmarrës (Entrepreneurial University). Talentet menaxhohen nëpërmjet komponentësh të ndryshëm si: planifikimi strategjik i zhvillimit të punonjësve, tërheqja e talenteve që në shkollat e mesme, mbajtja e tyre në njësi për kohë të gjatë, zhvillimi i matjes së performancës së tyre, të nxënit e dijes dhe motivimin e vazhdueshëm të tyre, shpërblimi, zhvillimi i karrierës së tyre, planifikim i vazhdueshëm i së ardhmes së tyre, bashkëpunimi me partnerë të tjerë, etj.
Roli i ri UniBa-s si aktor kryesor midis tre aktorëve të tjerë, e vë atë në drejtimin e të menduarit të proceseve dhe problemeve si një e tërë nga shumë këndvështrime, e bën ata si pikën më të fuqishme të krijimit të aftësive speciale që kërkon tregu i punës, e bën atë akseleratorë të dijes, inovacionit, sipërmarrjes, stat-up-eve, etj.
UniBa ka marrë një rol të veçantë si në kontekstin rajonal, kombëtar e më përtej, për rritjen e konkurueshmërisë së individëve, njësive, sipërmarrjes dhe ekonomisë, si aktor veprues me kapacitetet dhe njohuritë që disponon, e zhvillon, duke u shndërruar kështu në universitet sipërmarrës. Ai edukon e kultivon kërkesat e arsimimit si njohuri, aftësi personale njerëzore dhe praktike, aftësi të menaxhojë pasigurinë, mendje të hapur, mendim kritik, mundësi zhvillimi të mëtejshëm, entuziazëm e pasion, ndjenjë përgjegjësie, lidership-i, cilësi të domosdoshme të sipërmarrësve të së ardhmes në një ambient me konkurrencë të lartë e të lirë.