Universiteti Sipërmarrës – studenti në qendër. UniBa është kthyer në një Universitet aplikativ, ku të mësuarit ndërthurret me kërkimin, inovacionin dhe ndërkombëtarizimin.
Jeta në UniBa shkon përtej mësimit dhe provimeve. Fryma e të mësuarit duke provuar, përfshirja studentore në projekte reale dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies e mësimnxënies, i japin mundësinë Barletasve të kuptojnë aftësitë, që kërkon më së shumti tregu i sotëm.
Universiteti Barleti është një mjedis fantastik për të studiuar! UNIBA është një vend që gumëzhin nga rinia plot energji, talenti, dhe dëshira për t’u zhvilluar dhe arritur sukses. Ka çdo ditë shumë projekte për t’u përfshirë, grupe pune për të ofruar ndihmë, aktivitete për të organizuar dhe marrë pjesë, ndeshje për të luajtur dhe ndjekur, apo festa për të organizuar dhe shijuar. Jeta studentore është e mbushur plot dhe mirëpret çdo vit Barletas të rinj për ti pasuruar këto eksperienca.
Zyra e Karrierës në UNIBA u krijua si një laborator i qasjes dhe përmbushjes së kërkesave akademike të studentëve me ofertat e tregut të punës. Në fokus të saj është mbështetja e studentit gjatë periudhës së studimeve, orientimii tij drejt një karriere të suksesshme, si edhe promovimin e kandidaturave për punë në kompanitë, organizatat dhe shoqatat e ndryshme. Lidhjet e vazhdueshme, në aspektet teorike dhe praktike, midis auditoreve të Universitetit dhe tregut të punës, i japin të diplomuarëve tanë avantazh konkurues në treg.
Universiteti Barleti i kushton një rëndësi të veçantë angazhimit të stafit akademik dhe studentëve, në projekte të ndryshme kërkimore dhe aplikative. Konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare shkencore; konferenca studentore shkencore; konkurse në profile të ndryshme; gjygje të improvizuar; konkurse për sipërmarrjen rinore, etj, janë disa nga nismat që kërkojnë përfshirje studentore gjatë vitit akademik në UNIBA.
Një elitë e mirëfilltë përgatitet vetëm atëherë kur përkrah një mësimdhënieje cilësore, studentëve u serviret dhe u ofrohet një atmosferë mikpritëse për të shpalosur talentet dhe dëshirat e tyre në komunitet. Që prej themelimit të UNIBA dhe nën filozofinë tonë “studenti në qendër”, u krijua terreni dhe kushtet e duhura, “planeti” i studentëve nëpërmjet dy strukturave bazë: -Klubet Studentore -Unioni Studentor. Për më shumë informacion kontaktoni koordinatorin në adresën: [email protected]
Cilësia e shërbimeve studentore ofruar në Universitet është një ndër arsyet që na shtyn të zgjedhim ku dhe çfarë do të studiojmë! Universiteti Barleti ofron një komunitet intelektualësh, kërkuesish shkencorë, frymëzimi, kreativiteti, sipërmarrjeje, mësimdhënieje dhe mësimnxënieje, që do të kenë një ndikim domethënës në jetën dhe në karrierën e çdo studenti. Ne na mban të lidhur kultura për të arritur ekselencën në çdo gjë që bëjmë.
Në UNIBA ne koordinojmë aktivitetet lidhur me pjesëmarrjen dhe aktivizimin e studentëve në projektet kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat Universiteti është i përfshirë. Në kuadër të projekteve të ndryshme, si NEC – New European Citizens dhe projekti TELESEICT, Erasmus+, Programi EducationUSA, European Volunteer Service, etj, studentë e pedagogë të UB-së kanë patur mundësinë të shkëmbejnë eksperienca dhe praktika të mira me kolegë të tyre në universitete të ndryshme evropiane dhe të marrin njohuri lidhur me tematika bashkëkohore.
Jo çdo gjë mësohet nëpërmjet librave! Angazhimi në aktivitete / konferenca / konkurse etj të ndryshme jashtëauditorit zhvillon nivelin e besimit në vetvete, aftësimin dhe bashkëpunimin. Përfshirja e studentëve në sfida të ndryshme aplikative është ajo ç’ka e bën studentin të përfshihet në sfida të ngjashme me ato të tregut të punës. Dhe, është pikërisht kjo eksperiencë që i bën studentët tanë më të kërkuar në tregun e punës.
Universiteti Barleti mban marrëdhënie të forta me industritë në të cilat ai ofron programe mësimore. Fakultetet dhe Departamentet mësimore pranë UNIBA vazhdimisht integrojnë zhvillimet e tregut në kurrikulat e tyre, në mënyrë që të përgatisin një staf sa më profesional për tregun e punës vendas dhe atë të huaj. Cilësia në mësimdhënie, projekte shkencore, aktivitete, sport dhe konkurse, u jep mundësi studentëve tanë të punësohen në biznese dhe organizata të vogla dhe të mëdha, brenda dhe jashtë vendit.