Ndër modelet bashkëkohore të suksesshme të zhvillimit që rrisin sipërmarrjen dhe inovacionin e për rrjedhojë dhe konkurrueshmërinë, UniBa ka vënë në bazë të formatimit të tij të ashtuquajturin model 4 dimensional (Quadruple Helix - QH model i krijuar nga Carayannis & Campbell – 2009).
Përdorimi i këtij modeli QH nxitet së fundmi edhe nga strategjia e Bashkimit Evropian për Inovacion: “European Union Research and Innovation Startegies for Smart Specialisation” i quajtur RIS3. Edhe sipas saj theksohen lidhjet midis inovacionit - dijeve, produktivitetit të inovacionit – konkurrueshmërisë.
Sipas modelit QH, UniBa është vendosur në rol të veçantë, për inovacion dhe zhvillim ekonomik në shoqërinë e dijeve, duke bashkëpunuar me industritë, qeverinë dhe shoqërinë. Ai gjeneron formate të reja institucionale dhe shoqërore për prodhimin, transferimin dhe aplikimin e njohurive dhe aftësive inovative.
Sipas modelit QH roli i sipërmarrjes dhe konkurrueshmërisë në zhvillimin ekonomik është thelbësor dhe nxit ekonomitë të kalojnë nga një stad zhvillimi në tjetrin: nga ekonomi të drejtuara nga faktorë - në ekonomi të drejtuara nga eficenca dhe më tej në ekonomi të drejtuara nga inovacioni. Roli i katër aktorëve veprues të modelit: universitete – industri - qeveri dhe shoqëri faktorizohet në mënyra të ndryshme duke dalluar atë që në ekonomitë me pak të zhvilluara industria ka rol përcaktues ndërsa në ato të eficencës të katër aktorët janë të ekuilibruar, duke marrë përparësi biznesi dhe qeveria në ekonomitë e inovacionit sepse inovacioni është i domosdoshëm në një mjedis me konkurrueshmëri në rritje.
Roli i aktorit të katërt të shoqërisë, thekson bashkëpunimin midis intelektualëve (universiteteve), biznesit, qeverisë dhe shoqërisë civile duke kthyer universitetet në forcë drejtuese që gjeneron krijueshmëri, ide, cilësi, aftësi e njohuri.
UniBa në mënyrë të re, komplekse dhe sfiduese thyen barrierat mes biznesit, qeverisë, akademisë dhe shoqërisë civile (e parë si shoqëri mediatike dhe shoqëri kulturore) duke krijuar kështu një përqasje të re, shumëdimensionale, në një mjedis që promovon grupin, bashkëpunimin dhe këmbimin e ideve. Duke punuar së toku, këta katër aktorë, krijojnë vlera të reja që ndahen nga të gjithë a nga të cilat përfitojnë të gjithë. Ky është ekosistemi inovativ ku teknologjia krijon lidhje dhe network duke përmirësuar kushtet shoqërore dhe mjedisin, si dhe performancën e kompanisë. Suksesi matet për të gjithë ekosistemin, jo vetëm për njësitë individuale.
Në këtë kornizë zhvillimi aktual e bashkëkohor, programi përqaset në katër nivele: