Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ i UniBa, i cili garanton përmbushjen e misionit të këtij institucioni, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij. Funksionet e Bordit të Administrimit përcaktohen në rregulloren e institucion Për mbarëvajtjen e punës, efektivitetin dhe operativitetin e veprimtarisë mësimore dhe shkencore, Bordi i Administrimit, në mbledhje të veçanta të tij, ka autoritetin të delegojë çështjet për ndjekje e zgjidhje në Rektorat.Vendimet, udhëzimet, rregullat dhe kërkesat e Bordit të Administrimit i përcillen personelit akademik dhe atij administrativ nga Rektori.