SISTEMET E SIGURISË DHE PRIVATËSIA
Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen ueb të Universitetit, i nënshtrohen ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur universiteti mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:
Ne, si kontrollues i të dhënave personale, mbajmë të dhëna personale në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në mjedise të sigurta dhe aksesi në to është i kufizuar. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e korrigjimit apo të fshirjes. Kur kontrolluesi nuk bën korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te Komisioneri.
STAFI AKADEMIK DHE JOAKADEMIK DHE STUDENTËT
Universiteti Barleti disponon faqen zyrtare të institucionit, www.umb.edu.al. Me anë të faqes zyrtare, Universiteti Barleti transmeton dhe mbledh informacione. Të dhënat e mbledhura nga ana jonë, si kontrollues i të dhënave personale, në lidhje me stafin akademik dhe joakademik, si dhe studentët nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Konkretisht, për stafin akademik dhe joakademik sistemi mbledh të dhëna personale, që konsistojnë në: të dhënat e identifikimit dhe adresë email-i, ndërsa për studentët sistemi mbledh të dhëna personale, që konsistojnë në: të dhënat e identifikimit, adresë email-i, adresë, numër dokumenti të identifikimit, si dhe numrin e dëftesës së shkollës së mesme, apo të diplomës universitare me të cilën regjistrohen në një program studimi, në Universitetin Barleti. Grumbullimi i këtyre të dhënave bëhet në funksion të veprimtarisë që ky universitet ushtron në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe Statutit dhe Rregulloreve të institucionit. Mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave nëpërmjet sistemit dixhital të rrjetit universitar bëhet në kuadër të dixhitalizimit të administrimit të bazës së të dhënave që mbahen nga sekretaritë mësimore. Të dhënat për studentët mblidhen edhe për qëllim të informacioneve statistikore që kërkohen nga Ministria e Arsimit. Në disa raste për studentët mund të mblidhen edhe të dhëna sensitive, bazuar në Vendimet e Këshillit të Ministrave përkatëse, që dalin për çdo vit akademik në lidhje me kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara për një qëllim të ndryshëm nga ai, për të cilin janë mbledhur këto të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale apo të tjera raste të parashikuara nga ligji. Dokumentacioni i të dhënave mbahet për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar. E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional. E drejta për akses mund të kufizohet nëse cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.
AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
Universiteti Barleti , si kontrollues i të dhënave personale, përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë studentëve dhe stafit akademik ose joakademik akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale:
Për të bërë një kërkesë pranë Universitetit Barleti për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve njerëzore dhe Informacionit [email protected], P-A, ose të na e dërgoni në adresën: [email protected]. Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një herë, Drejtorinë së Menaxhimit të Burimeve njerëzore dhe Informacionit, P-A.
VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT
Universiteti Barleti disponon faqen zyrtare të institucionit, www.umb.edu.al. Me anë të faqes zyrtare, Universiteti Barleti, si kontrollues i të dhënave personale, transmeton dhe mbledh informacione. Për vizitorët në faqen tone të internetit www.umb.edu.al sistemi mbledh informacione standard, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre online, klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm). Ne, si kontrollues të të dhënave personale e mbledhim këtë informacion në mënyrë të tillë, që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit. Universiteti Barleti, si kontrollues i të dhënave personale, nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.
Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i lehtë për t’u përdorur, i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.
MASAT PËR SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne, si kontrollues të të dhënave personale, marrim masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi. Universiteti Barleti, si kontrollues i të dhënave personale merr gjithashtu këto masa të veçanta sigurie:
Mbrojtja e të dhënave personale realizohet përveç të tjerave, edhe me marrjen e masave të sigurisë, si më poshtë:
Ambientet, në të cilat do të përpunohen të dhënat personale duhet të mbrohen nga masa organizative, fizike dhe teknike që të parandalojnë aksesin e personave të paautorizuar në mjediset dhe aparaturat me të cilat do të përpunohen të dhënat personale. Zbatimi i masave të sigurimit duhet të bëhet në përputhje me nivelin e sigurisë së të dhënave dhe informacionit të administruar, si dhe treguesit e nivelit të rrezikut që mund të vijë nga ekspozimi i paautorizuar i informacionit të ruajtur.
Në ambientet ku përpunohen të dhëna personale zbatohen këto masa sigurie:
Në ambientet ku përpunohen të dhëna të mbrojtura ( personale ) lejohet të qëndrojnë:
Pajisjet elektronike për përpunimin e të dhënave dhe informacioneve në strukturat e UniBa përdoren vetëm për kryerjen e detyrave të përcaktuara në rregullore. Këto pajisje përdoren vetëm nga punonjës të ICT, të trajnuar më parë për përdorimin e tyre. Trajnimi i personelit që merret me përpunimin automatik të të dhënave bëhet nga Sektori i Teknologjisë së Informacionit. Për çdo gabim apo defekt në sistemet/databaset e institucionit, njoftohet administratori i sistemit, i cili mbi bazën e kërkesës bën rregullimin përkatës. Programet për trajtimin e të dhënave dhe informacioneve të blera apo të dhuruara nga donatorë të ndryshëm menaxhohen nga Sektori i Teknologjsë së Informacionit. Kur një program i destinuar për trajtimin e të dhënave personale është krijuar me iniciativën e një punonjësi të jashtëm apo të një subjekti kontraktues, i cili nuk është i përfshirë në zhvillimin e organizimit dhe të planifikimit të programeve, para se të përfshihet në përdorimin e programit duhet të jetë miratuar nga Rektorati. Pas miratimit, Rektorati organizon instalimin e tij në pajisjet elektronike. Për secilin program Sektori i Teknologjisë së Informacionit mund të përcaktojë:
Për më tepër, lidhur me masat e sigurisë të të dhënave personale në UniBa , mund të lexoni Rregulloren “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, të këtij universiteti, publikuar në faqen zyrtare të internetit www.umb.edu.al, në rubrikën “Politikat e privatësisë”.
PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Nxjerrja ose përhapja e të dhënave nga ana jonë, si kontrollues të të dhënave personale bëhet në përputhje më qëllimin/et për të cilin/at ato janë mbledhur, mbajtur ose përpunuar. Kjo përputhshmëri konsiston në:
NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne, si kontrollues të të dhënave personale, do të përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt, duke vlerësuar politikat e privatësisë si tepër të rëndësishme përgjatë veprimtarisë që Universiteti Barleti, kryen në bazë të ligjit nr. 9741, date 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, Statutit dhe rregulloreve të brendshme të institucionit.
ANKESA APO PYETJE
Universiteti Barleti, si kontrollues i të dhënave personale, përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën email-it : [email protected]. Gjithashtu, për më tepër informacion për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga ana e Universitetit Barleti, si kontrollues të dhënave personale , mund të lexoni Rregulloren “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, të këtij universiteti, publikuar në faqen zyrtare të internetit www.umb.edu.al, në rubrikën “Politikat e privatësisë”.
POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT
Universiteti Barleti, si kontrollues i të dhënave personale, përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të tij ligjore dhe statutore. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për studentët dhe stafin akademik ose joakademik. Universiteti Barleti përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve, si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe procedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. Universiteti Barleti, si kontrollues i të dhënave personale, merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë. Stafi i Universitetit Barleti i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit, i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Universiteti Barleti i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. Universiteti Barleti vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen, si dhe monitoron pajtueshmërinë e tyre me detyrimet që kanë në lidhje me sigurinë.