MISIONI & VIZIONI

Universitetit “Barleti’’ synon të jetë një institucion cilësor i arsimit të lartë dhe një aktor zhvillimi i cili ofron vlera të vërteta profesionalizmi dhe qytetarie si dhe të përgatit qytetarë të angazhuar dhe me integritet.

Për të arritur synimet e tij Universiteti “Barleti’’ i kushton një rëndësi të veçantë përzgjedhjes së stafit akademik dhe administrativ duke treguar kujdesin maksimal që të bashkëpunojë me akademikë, profesionistë dhe personalitete të mirënjohur në fushat e tyre të specializimit.

Për këtë arsye në institucion zbatohen standarde të larta jo vetëm në përzgjedhjen e stafit të tij akademik dhe administrativ por edhe në procesin e vlerësimit të performancës së stafit, duke synuar që ky të jetë një proces vlerësimi i drejtë, i pranueshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

SHTYLLAT INSTITUCIONALE

Institucioni e ushtron aktivitetin e tij mbështetur në 5 shtylla kryesore të cilat janë:

Më Shumë
Shtylla Akademike

Shtylla Akademike përfshinë të gjitha veprimtaritë akademike me synim kryerjen me efikasitet dhe cilësi të lartë të procesit të mësimdhënies, pajisjen e studentëve me dije teorike e aftësi profesionale bashkëkohore, mjeshtëri komunikimi dhe teknika themelore të marrjes, përpunimit, dhënies së informacionit, mbështetur në metoda moderne mësimdhënie e mësimnxënie, udhëhequr nga një profesorat i përgatitur e cilësor.

Më Shumë
Shtylla e Studentëve dhe
Marrëdhënieve me Komunitetin

Kjo shtyllë vendos në qendër të vëmendjes studentin, ku krahas aftësimit të tij shkencor e profesional, synohet edhe aktivizimi i tij në të gjitha veprimtaritë për konkretizim të dijeve dhe komunikimin e vazhdueshëm me administratën publike, biznesin dhe shoqërinë civile.

Më Shumë
Shtylla e Kërkimit Shkencor
dhe Inovacionit

Institucioni realizon punë kërkimore shkencore dhe aplikative, duke i dhënë përparësi inovacionit e duke siguruar aftësimin e studentëve për nisma sipërmarrjesh (start-up). Ai mbulon fushat e tij të formimit me projekte studimesh të aplikuara në komunitet, me rezultate të prekshme të nivelit praktik dhe me elementë novatorë.

Më Shumë
Shtylla Administrative

Veprimtaria administrative e institucionit gërsheton në mënyrë të përsosur organizimin e njohur administrativ institucional me drejtimin, menaxhimin e organizimin administrativ-akademik, duke krijuar një sistem korporativ të përshtatshëm për natyrën e tij akademike universitare.

Më Shumë
Shtylla e Sipërmarrjes

Duke pasur si objektivë arritjen e natyrës së plotë të një universiteti evropian të gjeneratës së tretë, në strategjinë e tij institucioni synon komercializimin e dijeve dhe zhvillimin e sipërmarrjeve, në bashkëpunim me institucione homologe dhe biznesin, nxitjen e forcave krijuese akademike për themelimin e bërthamave të sipërmarrjes që zbatojnë në praktik dijet e kultivuara

Funksionet kryesore të pozicionit

Zyra e Menaxhimit të Vlerësimit të Performancës

Zyra e Menaxhimit të Vlerësimit të Performancës drejtohet nga Koordinatori i Menaxhimit të Performancës i cili është anëtari i përhershëm i KPV-së dhe ka detyrën të menaxhojë procesin e vlerësimit të performancës së stafit dhe asaj institucionale, administrimit të dokumentacionit institucional si dhe të të dhënave të tjera lidhur me këtë proces.
Detyra e Koordinimit të Menaxhimit të Vlerësimit të Performancës i është besuar Jonida Begaj PhD, LLM

STRUKTURAT KOMPETENTE PËR PROCESIN E VLERËSIMIT DHE MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS

Më Shumë
Komisioni i Vlerësimit të Performancës

Komisioni i Vlerësimit të Performancës (KVP) është organ kolegjial i cili vepron në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi dhe në bazë të vendimeve e udhëzimeve të brendshme institucionale. Statusi dhe funksionimi i KVP-së rregullohet në Statutin e institucionit, në rregulloren e posaçme për Vlerësimin dhe Menaxhimin e Performancës si dhe aktet e tjera normative të brendshme.

Komisioni i Vlerësimit të Performancës shqyrton periodikisht dokumentacionin në lidhje me realizimin e vlerësimit të performancës së strukturave institucionale dhe personelit të institucionit sipas parashikimeve në përputhje me kualifikimin, klasifikimin dhe angazhimet e secilit pjesëtari të personelit, nga ana e përgjegjësve përkatëse në hierarkinë akademike dhe atë administrative, në përputhje me legjislacionit në fuqi në lidhje me arsimin e lartë dhe punën.

KVP përbëhet nga drejtuesit dhe/ose përfaqësuesit e 5 shtyllave kryesore të institucionit si dhe Koordinatori i Menaxhimit të Performancës që është anëtar i përhershëm i këtij Komisioni.

Anëtarët e KVP

1 - Prorektori Akademik

2 - Prorektori për Kërkimin e Aplikuar dhe Inovacionin

3 - Prorektori për Çështjet Studentore

4 - Drejtuesi i Shtyllës Administrative

5 - Drejtuesi i Njësisë së Zhvillimit të Sipërmarrjes

6 - Koordinatori i Menaxhimit të Performancës


Në mbledhjet e KVP merr pjesë edhe Drejtori i Zyrës Ligjore dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në statusin e anëtarëve mbështetës

Më Shumë
POLITIKA E VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS

Politika e vlerësimit të performancës inkurajon përqasjen dhe vlerësimin me profesionalizëm dhe objektivitet, shkëmbimin e sinqertë të opinioneve, pjesëmarrjen dhe qëndrimin e hapur. Vlerësimet bëhen në përputhje me politikat e institucionit, praktikat më të mira dhe përgjegjësinë ligjore për mundësi dhe trajtim të barabartë. Vlerësimi ka për qëllim të jetë me përfitim të ndërsjellët, si për stafin ashtu edhe për institucionin.
Ndër objektivat kryesore të politikës së vlerësimit të performancës së stafit në institucion mund të përmendet qartësimi i pritshmërive në raport me përgjegjësitë dhe identifikimi i objektivave individuale brenda kontekstit të objektivave të strukturave institucionale, inkurajimi i rritjes dhe përmirësimit të performancës individuale dhe asaj së strukturave institucionale , identifikimi dhe rishikimi i nevojave për trajnimin dhe për zhvillimin e stafit, identifikimi i nevojave për ndryshime në organizimin dhe mirë-funksionimin afatshkurtër dhe afatgjatë etj.

Më Shumë
SESIONET E VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS

Për të realizuar procesin e vlerësimit të performancës, KVP mblidhet në Sesione të rregullta vjetore dhe mbledhje të posaçme, sa herë që të konsiderohet e nevojshme.


Sesionet e Përhershme Vjetore janë:

A. Sesioni i Muajit Shtator(që përkon me fundin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik). Në këtë Sesion realizohet vlerësimi i përgjithshëm i punës së strukturave përkatëse dhe i stafit të brendshëm akademik dhe hartohen rekomandimet dhe sugjerimet e nevojshme lidhur me detyrat akademike dhe administrative të stafit dhe strukturave përkatëse.

B. Sesioni i Muajit Dhjetor(që përkon me fillimin e plotë të procesit mësimor dhe veprimtarisë kërkimore e administrative). Në këtë Sesion realizohet vlerësimi i përgjithshëm i veprimtarive në procesin e rekrutimeve të studentëve të rinj dhe hartohen rekomandimet dhe sugjerimet e nevojshme lidhur me këto veprimtari.

C. Sesioni i Muajit Mars(që përkon me mbylljen e semestrit I të vitit akademik). Në këtë Sesion realizohet vlerësimi i punës së stafit për Semestrin I dhe hartohen rekomandimet dhe sugjerimet e nevojshme.

D. Sesioni i Muajit Qershor(që përkon me mbylljen e semestrit II të vitit akademik). Në këtë Sesion realizohet vlerësimi i punës stafit të jashtëm akademik dhe stafit administrativ, bëhen përgatitjet për vlerësimin punës së stafit të brendshëm akademik si dhe hartohen rekomandimet dhe sugjerimet përkatëse.

Më Shumë
KLASIFIKIMI I PERSONELIT

Personeli në Grupin Barleti klasifikohet në 4 kategori kryesore:

1. Personel Akademik

2. Personel Akademik - Kërkimor

3. Personel Administrativ

4. Personel i Shërbimeve Mbështetëse

PROCESI I VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS

Procesi i vlerësimit të performancës zhvillohet për të gjithë personelin dhe njësitë institucionale në grupin Barleti. Ky proces ka për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin profesional, në përputhje me objektivat institucionale dhe ato individuale.

Rregullorja e vlerësimit të performancës (PDF)

KONTAKTO ZYRËN E MENAXHIMIT TË VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Jonida Begaj PhD, LLM,
Koordinatore për menaxhimin e vlerësimit të performancës
Telefon: +355 698381370
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al

REGJISTROHU NË NEWSLETTER