Universiteti “Barleti’’ si institucion jopublik i arsimit të lartë, e ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 2005 duke diplomuar një numër të lartë studentësh të suksesshëm. Ai është themeluar dhe udhëhequr nga një Bord Drejtues i përbërë nga intelektualë të mirënjohur të botës së shkencës dhe politikës në Shqipëri.
UniBa ofron një gamë të gjerë programesh në nivele të ndryshme studimi, si programe profesionale, programe Bachelor, Master Profesional, Master i Shkencave dhe programe studimi doktorale. Programet e ofruara nga UniBa janë të akredituara dhe riakredituara në përputhje me legjislacionin në fuqi.
UniBa synon të krijojë modelin e universitetit sipërmarrës aplikativ, i cili e zhvillon aktivitetin mbështetur në pesë shtylla kryesore, të cilat janë: Shtylla Akademike, Shtylla e Studentit në Qendër, Shtylla e Kërkimit të Aplikuar dhe Inovacionit, Shtylla Korporative dhe Administrative dhe Shtylla Sipërmarrëse, ndërsa gjatë këtij dhjetëvjeçari synon, gjithashtu të shndërrohet dhe në një institucion digjital.
Universiteti “Barleti’’ si institucion jopublik i arsimit të lartë, e ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 2005 mbi bazën e VKM-së nr. 571, dt. 12.08.2005 “Për dhënien e lejes për hapjen e Shkollës së Lartë Universitare Jopublike emërtuar ”Universiteti Marin Barleti” përbërë nga dy fakultete Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Fakulteti i Matematikës së Zbatuar që ofronin pesë programe studimi. Në vitin 2008 u dhanë diplomat e para.
Në datë 12.04.2006, me Vendimin Nr. 2365 Prot., Ministria e Arsimit dhe Shkencës miratoi hapjen edhe të dy fakulteteve të tjera Fakultetit të Ekonomisë dhe Biznesit dhe Fakultetit të Shkencave Humane duke u ofruar dhe gjashtë programe të reja:
Universiteti “Barleti” ishte institucioni i parë që organizoi programet e studimeve shumëdimensionale, që përqasin diplomat me nevojat e tregut të punës në ndryshim të vazhdueshëm.
Në vazhdim në vitin 2009 u hapën dhe gjashtë programe të reja studimi “Master i Nivelit të Dytë” me kurrikula bashkëkohore të përgatitura sipas modeleve me të suksesshëm në bashkëpunim me universitete dhe akademikë ndërkombëtar me zë.
Z. Michael Totterdell (Drejtor i Qendrës së Menaxhimit për Zhvillimin e Lidershipit, nga Universiteti i Plymouth në Angli) u angazhua në pozicionin e Zv. Rektorit dhe u asistua nga akademikë të universiteteve si: Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), Universiteti Ndërkombëtar i Vienës dhe Universiteti Amerikan i Kajros.
Po në vitin 2009, universiteti akreditohet institucionalisht me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 288, datë 04.09.2009.
Në datë 25.05.2015 UniBa është ristrukturuar me Urdhrin, Nr. 202 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, në dy fakultete: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë.
Në vitin 2017, Universiteti “Barleti’’, me vendim të Bordit të Akreditimit për “Përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, i asistuar nga Agjencia e Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar (QAA), merr Vlerësimin Pozitiv për Akreditimin Institucional me kohëzgjatjen prej gjashtë vitesh akademike, kohëzgjatja më e madhe e mundshme.
Në vitin 2020 UniBa ristrukturohet në Universitet me Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 213, datë 03.07.2020 për Riorganizimin Institucional të Shluj “Universiteti Marin Barleti’’, në Universiteti “Barleti’’.
Në strukturën e sotme akademike UniBa përfshin 4 (katër) fakultete dhe 13 (trembëdhjetë) departamente ku ofrohen 48 programe studimi të ndara në: 19 programe studimi (diploma) Bachelor, 15 programe studimi (Diploma) Master i Shkencave, 10 Master Profesional, 3 programe 2-vjeçare universitare (Diploma Profesionale) dhe 1 program i ciklit të tretë Doktoratë.
Nga viti 2008, e deri më sot, në Universitetin “Barleti” janë diplomuar 5116 studentë, në ciklin Bachelor dhe Master, të suksesëshem në tregun e punës me koeficient punësimi 82%, të punësuar në sektorin publik, sektorin privat dhe organizata ndërkombëtare apo jofitimprurëse, apo në tregun ndërkombëtar si psh studentë tanë Alumnai kanë vazhduar studimet e thelluara në nivelin Master jashtë vendit si në Swiss School of Economic (Verbier Zvicer) Business Administration, Swiss School of Economic (Verbier Zvicer) Business Administration, Athens University of Economic and Business, Greece etj.