Bordi i të Besuarve është organ epror këshillimor, i cili orienton politikat e përgjithshme të organizimit dhe zhvillimit të UniBa, duke baraspeshuar politikën e ditës me planifikimin strategjik, për t’i krijuar mundësi institucionit të formulojë dhe kryejë misionin e vet në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje me interesat e komunitetit dhe të vetë UniBa.
Bordi i të Besuarve përzgjedh dhe propozon, deri në dy herë, kandidaturat për Rektor tek Asambleja e Ortakëve, e cila bën emërimin e Rektorit.
Bordi përbëhet nga të paktën 5 anëtarë me të drejtë vote. Anëtarët e Bordit kanë mandat tre vjeçar me të drejtë përsëritjeje. Anëtarët e Bordit janë figura publike me përvojë, reputacion e kontribut në çështje administrative, ekonomike, social-kulturore dhe në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës.
Funksionimi dhe detyrat e tjera të Bordit të të Besuarve rregullohen me aktet e brendshme normative.
Për më shumë >> Mbledhjet e Bordit të Besuarve