Të jesh barletas është një brand tek i cili kontribuon jo vetëm përgatitja akademike por dhe shërbimet e ofruara ndaj studentëve. Zyra e “Karrierës dhe Alumnit”, ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen e të sapodiplomuarve, të rinjve që bëjnë përpjekjet e para për t’u integruar shpejt në tregun e punës. Nisur nga kjo, zyra e Karrierës dhe Alumni, vazhdon të mbajë kontakte të përhershme me të diplomuarit, ku një nga pikat e kontaktit lidhet me ecurinë e karrierës së tyre, punët e reja etj, me qëllim për t’i ndihmuar ata në promovimin e planit të karrierës në Shqipëri, si dhe të bashkëpunojë me ta për të promovuar interesa të përbashkëta.
Në fokus është mbështetja e studentit gjatë gjithë periudhës së studimeve akademike në kampus nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projekteve të punësimit, seminareve informuese dhe takimeve me bizneset, duke i orientuar drejt një karriere të sukseshme. Tanimë prej 15 vitesh rrjeti “Alumni” dhe bordi i karrierës shërbejnë si sisteme mbështetëse dhe drejtuese, për integrimin e studenteve në tregun e punës dhe si dëshmi e suksesit të UniBA .
Misioni i zyrës së Alumnit dhe Karrierës UniBa, është të luajënjë rol të rëndësishëm në mbështetjen e të sapo-diplomuarëve, të rinjve që bëjnë përpjekjet e para për t’u integruar sa më shpejt në tregun e punës.Nisur nga kjo, zyra “Alumni dhe Karriera”, organizon në mënyrë të vazhdueshmetrajnime profesionale për studentët e diplomuar. Agjenda e kësaj zyre ka për qëllim rritjen e perspektivave të tyre të ardhshme dhe të mbështesë avancimin më tej të karrierës së re.Edhe shumë vite pas largimit nga studimet universitare, të diplomuarit vazhdojnë të jenë në një mënyrë apo në tjetrën, brenda një tërësie lidhjesh me universitetin e tyre. Pavarësisht nga profesioni që ata kanë zgjedhur apo synojnë të zgjedhin, studentët që diplomohen mendojnë se duhet të kthehen në universitet e tyre, se duhet të bashkohen me ish-shokët e auditorit, ish- profesorët dhe të ndajnë të gjithë së bashku eksperiencat dhe përvojat e fituara.
Ajo ç’ka synohet është ruajtja e lidhjeve të krijuara gjatë viteve të studimit, rivendosja e lidhjeve të vjetra ose krijimi i lidhjeve të reja. Universiteti “Barleti“ synon ta shndërrojë zyrën e Alumnit në një pikë të artë takimi të ish- studentëve të tij, komunitetit universitar dhe botës së punës.
Ngjarje Sociale
Angazhimi vullnetar / në shërbim të komunitetit
Aktivitete
Rekrutimi / Mbështetje Student
Synohet që, Zyra e “Alumnit dhe e Karrierës”:
Klubi i Karrierës sesion këshillimi me temë “Understanding your skills and strengths”
Më shumëUniversiteti Barleti, ngritur mbi moton “Sipërmarrje – Kreativitet – Inovacion”, mban një lidhje shumë të ngushtë me sipërmarrësit e diplomuar në Barlet. Çdo vit të ri akademik zyra “Alumni dhe Karriera”, organizion eventin “Alumni sipërmarrës i vitit”, duke vleresuar kështu sipërmarrësit më të suksesshëm.
Zyra “Alumni dhe Karriera”, bashkëpunon me ta duke i ftuar në leksione të hapura, duke i mbështetur me shërbime nga më të ndryshmet në bazë të nevojave të tyre si edhe duke i afruar ata me njëri tjetrin.
Nisur nga kjo, është krijuar kjo hapësirë me biot e alumna-ive tanë sipërmarrës, duke ju ftuar që të mund të njiheni dhe komunikoni me njëri tjetrin e të bashkëpunoni më tej.
Zyra Alumni & Karriera në vijueshmëri të takimeve, aktiviteteve dhe organizimeve çdo mujore me studentët Alumni Barletas, shpall Ambasadorët Alumni.
Alumni/ae Aderaldo Mema, Xhoana Luli, Marsel Rupi, Fjordi Rroshi dhe Sara Xhaxhollari, përfaqësojnë periodikisht interesat e të diplomuarëve të UniBa. Me përgjegjësi personale dhe më shumë do të shërbejnë si urë lidhëse për kërkesat, idetë dhe propozimet e të gjithë të diplomuarëve Barletas së bashku me përgjegjësen e Zyrës Alumni & Karriera.
Nisur nga angazhimi, dëshira dhe vullneti për të bashkëpunuar me Universitetin e tyre Barleti dhe për të fuqizuar rrjetëzimin Alumni, ju ftojmë që të mund të njiheni dhe komunikoni me njëri- tjetrin e të bashkëpunoni më tej.
Për çdo pyetje mund të kontaktoni edhe me Përgjegjësen e Zyrës Msc. Grejsa Dushku me adresë: [email protected]
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
...
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Msc. Grejsa DUSHKU, Pergjegjese e zyrës së Karrierës dhe Alumnit
Zyra e Karrierës dhe Alumni
Telefon: +355 69 99 28 009
E-mail: [email protected]
web: www.umb.edu.al