Tarifa e regjistrimit
Tarifa e regjistrimit përfshihet në tarifën e studimit dhe për të gjitha programet që ofron Universiteti “Barleti” dhe paguhet nga Studenti menjëherë pasi ai është regjistruar në UNIBA.
Tarifa e studimit
Tarifa e studimit për të gjitha programet që ofron Universiteti “Barleti” përcaktohet për çdo vit me vendim të Bordit të Administrimi dhe likuidohet përgjatë vitit akademik në 2 këste.
Studentët e kryejnë derdhjen e tarifës së studimit në:
Banka Amerikane e Investimeve
BARLETI GROUP shpk
Monedha: Euro
Numri i llogarisë në Euro: 002344739
IBAN në Euro: AL45210110290000000002344739
Banka Amerikane e Investimeve
BARLETI GROUP shpk
Monedha: Lekë
Numri i llogarisë në Lekë: 002344728
IBAN në Lekë: AL51210110290000000002344728
Tarifa e Aplikimit:
Tarifat e tjera që parashikohen në marrëveshjen me studentin përfshijnë:
• Tarifë aplikimi në programin e ciklit të parë Bachelor ose në programin me karakter profesional 3,500 Lekë.
• Tarifë aplikimi në programin e ciklit të dytë Master 4,500 Lekë.
Bursat
Universiteti “Barleti” për t’i ardhur në ndihmë studentit ka organizuar sistemin e promovimit dhe mbështetjes financiare përmes akordimit të bursave:
• Bursa të klasifikuar në:
• Bursë ekselence një vjeçare për maturantin
• Bursë merite për maturantin me merita të spikatura
• Bursa të pjesshme një vjeçare të klasifikuar në:
• Bursë sociale për studentin që vërteton:
- statusin e jetimit;
- se është person me aftësi të kufizuara;
- se ka familje me të ardhura të pamjaftueshme;
- se ka familje me të ardhura të pamjaftueshme;
- se është fëmijë i policit të vrarë;
• Bursë promovimi për arritje në mësimnxënie për aplikantin/maturantin dhe studentin e UNIBA-së që e ka mesataren mbi 9.
Kush mund të aplikojë për bursë?
Ka të drejtë të aplikojë për bursë:
• Studenti i vitit të parë të ciklit të parë Bachelor. Aplikimi dhe dorëzimi i plotë i dokumentacionit bëhet bëhet deri 5 (pesë) ditë pas ditës së fundit të afatit të parashikuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.
• Studenti i UNIBA-së në vitet në vazhdim të studimeve. Afati i aplikimit dhe i dorëzimit të plotë të dokumentacionit është deri më datë 30 shtator.
Dokumentacioni mbështetës për aplikim për bursë
Studenti që aplikon për bursë (përjashtim për studentët që aplikojnë për bursë mbështetje) duhet të plotësojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
• Fotokopje e Kartës së Identitetit / Pasaportë;
• Letër motivimi për bursë, ku argumenton pse duhet të jetë ai/ajo fitues i bursës;
• Dorëzon dokumentacionin specifik, në varësi të llojit të bursës për të cilën aplikon.
Apliko për bursë
Bursat janë me numër të kufizuar, numri dhe vlera në total e tyre për vitin e ardhshëm akademik përcaktohet me vendim të Bordit të Administrimit.
Maturantët dhe studentët e interesuar aplikojnë pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit në Universitetin “Barleti”.
Nëse numri i aplikimeve është më i madh se numri i bursave i akorduar nga Bordi i Administrimit, do të respektohet edhe koha e paraqitjes së aplikimit për bursë.
Apliko tani duke plotësuar:
• Formularë Aplikimi për bursë në programin e ciklit të parë Bachelor.
• Formularë Aplikimi për bursë për programet me karakter profesional.
• Formularë Aplikimi për bursë në programin e ciklit të dytë Master.
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni me Zyrën e Pranimit dhe Regjistrimit:
Cel. 069 20 41 222
@ [email protected]