Për Universitetin “Barleti”, trajtimi i tij si laborator jetësor, do të thotë përdorimi i të gjitha kapaciteteve të kërkimit të akademikëve e studentëve për të zgjidhur probleme e çështje të përgjegjësisë shoqërore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, si nga pikëpamja e infrastrukturës dhe e praktikave në të. Projektet e LL synojnë të japin përgjigje për procese dhe shërbime brenda UniBa-s, për mundësi reale kërkimi dhe punësimi e përfshirjeje si të studentëve dhe të stafit akademik.
Me projektet e LL synohet angazhimi dhe bashkëpunimi mes shumë aktorësh, veç atyre të universitetit edhe partnerë të tjerë jashtë tij, si biznese, komunitete, organizata etj. Qëllimet e LL janë: