© Copyright 2020 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Rreth NJZHKC

UB harton politika dhe procedura për sigurimin e brendshëm të cilësisë. Sigurimi i brendshëm i cilësisë është vlerësimi dhe garantimi i cilësisë së ushtrimit të veprimtarisë akademike, kërkimore, administrative dhe financiare të institucionit. Sigurimi i cilësisë në UB realizohet nëpërmjet Njësisë së Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë. Njësia e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore dhe kërkimore. Funksionimi i saj rregullohet me aktet e brendshme normative të UB.

Njësia ZHKC është njësi administrative organizuese dhe monitoruese e procesit akademik. Njësia ka filluar të funksionojë që në vitin 2010 duke zgjeruar gradualisht rolin dhe përkufizuar edhe më mire detyrat dhe përgjegjësitë e saj. Qëllimi kryesor i njësisë është krijimi i një kulture në institucion që nxit dhe promovon cilësinë në procesin akademik.

Për sigurimin e jashtëm të cilësisë, UB mbështetur në legjislacionin në fuqi, i nënshtrohet vlerësimit institucional dhe atij të programeve të studimit që ofron.

Zyra e Zhvillimit kurrikular dhe sigurimit të Cilësisë në SHLUJ “Universiteti Barleti” ndjek me kujdes e në vijimësi proceset themelore që ndikojnë në realizimin e plotë të procesit akademik dhe në zhvillimin afatshkurtër e perspektiv të kurrikulave universitare që kultivohen në institucion, proceset themelore të vlerësimit të cilësisë dhe akreditimeve programore e institucionale, mbështetur në dokumentacionin ligjor të arsimit të lartë dhe aktet nënligjore të MASR dhe aktet e tjera nënligjore, vendimeve e udhëzimeve të strukturave drejtuese të institucionit.
Njësia e Zhvillimit të kurrikular dhe cilësisë ka si vizion mbështetjen dhe zhvillimin e një mjedisi akademik që funksionon në përputhje të plotë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë në të gjithë dimensionet e tij në atë të mësimdhënies, mësimnxënies, kërkimit shkencor, trajnimeve afatshkurtra dhe shërbimeve ndaj komunitetit. Njësia synon zhvillimin dhe ruajtjen e një kulture cilësie në nivel institucioni dhe programi studimi që reflektohet në studentë të përgatitur në përputhje me kërkesat e tregut, nivel i lartë i punësimit të tyre dhe kërkim shkencor që ndikon në zhvillimin e shoqërisë.
Qëllimi kryesor i njësisë së zhvillimit kurrikular dhe cilësisë është zhvillimi i mëtejshëm i kulturës së cilësisë, që shprehet në të gjitha proceset e mësimdhënies mësimnxënies dhe kërkimit shkencor në Institucion. Njësia ka status të vecantë brenda institucionit me autonominë e nevojshme për të propozuar nisma që përmirësojnë mënyrën e tij të funksionimit, për të iniciuar dhe koordinuar procese me rëndësi për procesin akademik dhe ka dhe rol e funksion monitorues të procesit akademik e raportues në organet vendimmarrëse në institucion.

Nëpërmjet organizimit të vazhdueshëm të proceseve vetvlerësuese në nivel programi studimi, në nivel njësie bazë e kryesore, në mënyrë të qëndrueshme përmirësohet ofrimi i programeve të studimit dhe i procedurave, rregulloreve që lehtësojnë e përmirësojnë funksionimin ë njësive bazë e kryesore.

Duke ndjekur me përpikmëri kërkesat që rrjedhin nga legjislacioni e standardet kombëtare e ndërkombëtare lidhur me kurrikulat, por edhe nevojat e tregut të punës, në bashkëpunim edhe me njësi të tjera, propozohen e ndërmerren hapat e nevojshëm për zhvillimin e kurrikulës.

Funksionet kryesore të pozicionit

1. ndjekjen me vëmendje realizimin e procesit mësimor në përputhje me planet mësimore, vendimet e Senatit dhe organeve drejtuese të njësive akademike mbi bazën e standardeve të miratuara shtetërore dhe institucionale;

2. organizimin e procesit të mësimdhënies dhe marrjen e masave për plotësimin e tij pa asnjë mangësi, në lidhje të ngushtë me drejtuesit e njësive bazë akademike dhe koordinatorët e programeve të studimit;

3. mbajtjen e të gjithë dokumentacionit lidhur me programet mësimore, të dhënave mbi rezultatet e studentëve;

4. mbajtjen dhe ripërtëritjen e dokumentacionit themelor përbërë nga aktet nënligjore lidhur me procesin akademik në arsimin e lartë dhe informimin e rregullt të Rektoratit për ‘to;

5. drejtimin, ndjekjen dhe orientimin e punës së sekretarive mësimore dhe mbikëqyrjen e realizimit të detyrave të tyre;

6. formulimin e informacioneve periodike të nevojshme për Rektoratin, kryerjen e studimeve dhe avancimin e propozim – ideve për ndryshime, përmirësime e zhvillime të reja në formimin e studentëve mbi bazën e arritjeve në kërkim zhvillimin në institucion;

7. organizimin e lidhjeve ndëruniversitare në vend dhe atyre ndërkombëtare për nxitjen e shkëmbimeve të specialistëve, studentëve dhe programeve dhe ideve si dhe për pjesmarrjes së institucionit në projekte universitare ndërkombëtare;

8. organizimin e procesit të vetëvlerësimit nga njësitë akademike bazë;

9. atë të procesit të vjeljes së vlerësimit të studentëve mbi procesin mësimore dhe mësimdhënien;

10. mbështetjen, koordinimin dhe organizimin, në bashkëpunim me specialistët e ASCAL, të proceseve e të akreditimeve të programeve të studimit dhe atyre institucionale;

11. mbajtjen dhe ripërtëritjen e dokumentacionit themelor të standardeve shtetërore dhe europiane të cilësisë në arsimin e lartë, të dokumentacionit lidhur me Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve dhe të tjera akte ligjore e nënligjore të kësaj përkatësie;

12. mbajtjen, klasifikimin dhe përditësimin e dokumentacionit që del nga MASR dhe ASCAL për çështjet e vlerësimit të cilësisë;

13. formulimin e mendimeve e propozimeve për plotësimin e standardeve të cilësisë në programet mësimore apo ato institucionale

14. t’i drejtohet drejtpërsëdrejti Rektoratit për informacione, njoftime, propozime, sinjalizime të detyrave në fushën e mësimdhënies dhe detyrimeve nda MASR dhe institucioneve partnere.

Procedura Institucionale

Njësia e zhvillimit kurrikular dhe cilësisë dhe funksionimi i saj janë të parashikuara në statutin e Institucionit dhe në rregulloren akademike. Të gjitha procedurat e lidhura me zhvillimin e kurrikulave dhe sigurimit të cilësisë janë të parashikuara në politikën e vlerësimit të Njësisë.

Për sigurimin e jashtëm të cilësisë, UB mbështetur në legjislacionin në fuqi, i nënshtrohet vlerësimit institucional dhe atij të programeve të studimit që ofron. Puna e njësisë është e organizuar në tre drejtime kryesore:

Dokumentacion për Stafin

Manuali I mwsimdhwnies online
Shkarko dokumentin (PDF)

Manuali I vlerwsimeve online
Shkarko dokumentin (PDF)

Raporti semestral i mesimdhenies online
Shkarko dokumentin (PDF)


Procesi Mësimor


Organizimi dhe monitorimi i proceseve mesimore

1. Mbikëqyr ecurinë e procesit mësimor në bashkëpunim me njësitë bazë të ofrimit të programeve dhe njësitë mbështetëse të institucionit dhe mbikëqyr punën dhe mbajtjen, plotësimin e ruajtjen e dokumentacionit të sekretarive mësimore dhe njësive të tjera ndihmëse mësimore si Biblioteka, Arkiva, Laboratorët etj.

2. Në bashkëpunim me Fakultetet dhe Departamentet merr pjesë në trajtimin e çështjeve të ndryshme lidhur me realizimin dhe cilësinë e procesit akademik dhe jep udhëzime për përmirësimin apo zgjidhjen e tyre.

3. Vlerëson procesin akademik (në formë dhe përmbajtje) dhe bën propozime për përmirësimin e tij tek Zv. Rektori Akademik;

4. Bashkëpunon me Koordinatorin e Vlerësimit të Performancës për çështje në lidhje me ngarkesën dhe performancën e stafit.

Dokumentat


Zhvillimi Kurrikular


Zhvillimi dhe permiresimi i kurrikulave

1. Bashkëpunon me Fakultetet dhe Departamentet dhe orienton punën e tyre për përmirësimin, standardizimin e kurrikulave, planeve mësimore, syllabuseve etj.
2. Njësia luan një rol kyç në organizimin dhe drejtimin e proceseve të licensimit të programve të reja dhe akreditimit të tyre. Kjo bën të mundur ruajtjen e një standardi të lartë të programeve të hartuara dhe në përputhje të plotë me kërkesat ligjore në fuqi.
3. Përmirëson dhe zhvillon procedurat në lidhje me hapjen, riorganizimin dhe akreditimin e programeve të reja dhe njësive bazë e kryesore.
4. Vlerëson cilësinë e programeve mësimore nëpërmjet një sërë procesesh vlerësuese si vlerësimi i programeve nga studentët (në fund të çdo semestri dhe në fund të ciklit të studimeve).
5. Organizon punën për vlerësimin e brendshëm të programeve bazuar në treguesit e cilësisë së ofrimit të programeve të studimit hartuar në përputhje të plotë me kërkesat e ASCAL dhe agjencië Europiane për sigurimin e cilësisë ENQA.
6. Mbledh dhe përpunon të dhëna Të dhënat e mbledhura nga të gjithë proceset e vlerësimit përpunohen nga njësia dhe janë bazë e rëndësishme e procesit të vendimarrjes lidhur me cilësinë e procesit mësimor dhe programeve të studimit.

Dokumentat


STANDARTET E AKREDITIMIT


Ndjekja dhe oranizimi i proceseve te akreditimit dhe permbushja e standardeve

1. koordinon për institucionin në lidhje me sistemin e administrimit të të dhënave nga ASCAL.
2. përditëson çdo vit të dhënat në lidhje me programet e studimit, numrin e studentëve, hapjen e programeve të reja, riorganizimet dhe ndjek procedurat e akreditimit. Për realizimin e këtij funksioni njësia bashkëpunon ngushtë me Zyrën e menaxhimit të burimeve njerëzore, sekretaritë mësimore dhe organe të tjera drejtuese të UB.
3. ruan urën e komunikimit ndërmjet agjencisë dhe njësive të tjera në UB në lidhje me procese të ndryshme në lidhje me programet e studimit apo institucionin dhe informon njësitë akademike, departamentet, e Rektoratin në lidhje me vendimet e marra nga agjencia ose Bordi i agjencisë mbi çështje të lidhura me zhvillimin e UB.
4. përpilon dhe përditëson kalendarin e akreditimeve dhe njofton drejtuesit në lidhje me proceset pasardhëse përpara afateve të kërkuara për akreditim.

PROCESET E AKREDITIMIT

Kontakt zyrën e Zhvillimit kurrikular dhe sigurimit të Cilësisë

Universiteti Barleti
Adresa: "Rruga e Kosovarëve", Nd.39, H.1, No.5, 1019, Tirana

Dr. Migena Kapllanaj, Drejtore
E-mail: m.kapllanaj@umb.edu.al

Dr. Elona Mehmeti, Koordinatore e njësisë
E-mail: quality-curricula.co@umb.edu.al

web: www.umb.edu.al

REGJISTROHU NË NEWSLETTER